Search

Tranzicioni energjetik dhe investimet në burime të energjisë diellore në Kosovë

17 Mars, 2022


ENG BELOW

Tranzicioni energjetik dhe investimet në burime të energjisë diellore në Kosovë

Në Kosovë, konsumi i energjisë elektrike është kontribuesi kryesor në emetimin e gazrave serrë dhe dioksidit të karbonit për sektorin e industrisë, atë komercial dhe ekonomive familjare. Ky kontribut ndërlidhet me faktin që 95% e prodhimit të energjisë elektrike sigurohet nga thëngjilli ose linjiti, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtëritshme. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike sot prodhohet nga termocentralet me teknologji të vjetëruar, rrjedhimisht me një kosto të ulët prodhimi dhe me besueshmëri të lartë. Rreth 5% e kapacitetit të instaluar është nga prodhimi i energjisë së ripërtëritshme.

Megjithatë, në njërën anë, shqetësimet për qëndrueshmërinë afatgjatë të prodhimit të bazuar në lëndë djegëse fosile, veçanërisht shqetësimet e ndërlidhura me ndryshimet klimatike dhe kostot e ardhshme mjedisore kryesisht të pa llogaritura, po e shtyjnë industrinë energjetike drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë së ripërtëritshme, me emetim të ulët të dioksidit të karbonit. Pritjet e komunitetit të energjisë për këtë ndryshim janë të larta dhe politikat qeveritare gjithashtu duhet të shtyjnë industrinë energjetike në këtë drejtim.

Në anën tjetër, duket sikur jemi duke shkuar drejtë një krize globale energjetike. Evropa që nga shtatori 2021 është duke u përballur me rritje të çmimit të energjisë elektrike deri në 230%. Pse është duke ndodhur kjo? Shpjegimi më i thjeshtë është sepse kërkesa për energji aktualisht është duke tejkaluar ofertën, gjë që bën çmimet të rriten. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet duke filluar nga rritja e çmimit të gazit, ringjallja e ekonomisë pas COVID-19, rritje e taksës së karbonit për 76% (nga 34 Euro në mes të janarit 2021 në gati 60 Euro në tetor 2021). Për më tepër shumë vende në botë për qëllime të mira dhe të mirëseardhura mjedisore kanë ndaluar të investojnë në lëndë djegëse dhe siç duket deri më tani nuk ka energji të pastër/ ripërtëritshme të mjaftueshme për të zëvendësuar lëndët djegëse.

Kuptohet që shoqëritë moderne nuk mund të funksionojnë pa qasje të qëndrueshme në energji, andaj edhe kur krizat të tilla ndihen, qeveritë bëjnë çdo gjë që është e mundur që të ofrojnë energji elektrike. Andaj shqetësimi shtohet se ato mund të ridrejtohen në përdorimin e lëndëve djegëse duke krijuar kontradikta gjatë themelimit të strategjive.

Aktualisht tregu i energjisë në Kosovë është shumë i varur nga prodhimi i energjisë nga lëndët djegëse fosile dhe kjo e bën Kosovën me miksin më të keq të energjisë elektrike në rajon për nga aspekti i ndikimit në mjedis dhe shoqëri. Për këtë fakt, dhe duke qenë se Kosova importon energji elektrike mesatarisht prej 12–18% në vit, Kosovës i duhet një strategji serioze e tranzicionit energjetik, strategji e cila do të njoh faktin se duhet reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit shpejtë dhe rrjedhimisht të menaxhohet rritja e çmimit të energjisë elektrike (i cili duket i pa evitueshëm) në mënyrë graduale. Andaj, për të kaluar tranzicionin energjetik, Kosova medoemos duhet të rris kapacitetet e prodhimit duke bërë një miks nga të gjitha burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Nga energjitë e ripërtëritshme, energjia diellore është zgjidhja që ofron më së shumti mundësi për zvogëlimin e emetimit të gazrave serrë për të ndihmuar në luftimin e ngrohjes globale dhe në përgjithësi për të ofruar potencial të lartë në prodhimin e energjisë elektrike. Fatkeqësisht, nga prodhimi total i energjisë elektrike në Kosovë (përfshirë sistemet jashtë rrjetit elektrik) vetëm 1% është nga energjia diellore.

Teknologjia e energjisë diellore e cila mbështetet në një burim të pashtershëm të energjisë primare, është e dëshmuar teknikisht dhe tashmë ofron arsyeshmëri ekonomike të investimit duke ofruar mundësi të përdoret nga të gjitha nivelet e një shoqërie, që nga ai institucional, industrial dhe së fundmi nga individë privat apo ekonomitë familjare.

Këto investime kanalizohen përmes:

  1. Centraleve të mëdha dhe të centralizuara të prodhimit të energjisë
  2. Sisteme fotovoltaike më të vogla të shpërndara ose decentralizuara
  3. Dhe në shkallë të ulët, në nivel të konsumatorit individual – sistemet fotovoltaike në kulme për vetëkonsum.

 

Për fund, theksoj se për bankën ProCredit minimizimi i ndikimit negativ në mjedis dhe promovimi proaktiv i një mënyre të qëndrueshme të të bërit biznes është një pjesë përbërëse e strategjisë sonë. Marrë parasysh impaktin që kanë investimet e sistemeve fotovoltaike në reduktimin e gazrave serrë, ne si bankë kemi qenë proaktiv në treg që nga viti 2017 duke promovuar dhe financuar këto investime.

Sipas vlerësimit tonë të brendshëm, deri në nëntor 2021 ne kemi financuar 60% të kapacitetit të instaluar në sisteme fotovoltaike për vetëkonsum në Kosovë, nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithsej 57 projekte me kapacitet të instaluar prej 9,7 Mwp.

Ne vazhdimisht investojmë në kualifikim të stafit duke krijuar ekspertizë të lartë, gjë që na ka mundësuar që të jemi lider të tregut në financim të sistemeve solare, dhe gjithashtu të jemi katalizator të tranzicionit të qëndrueshëm energjetik.

==

Shkrimi “Adresimi i risqeve përmes mundësisë së rritjes së financimit të qëndrueshëm” i z. Armond Dranqolli është pjesë e edicionit të 19-të të publikimit “Financimi i Qëndrueshëm” të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Shkrimi është ripublikuar nga Kosovo.Energy.

Publikimin e plotë mund t’a gjeni duke klikuar këtu.

==

Energy transition and investments in solar power sources in Kosovo

In Kosovo, electricity consumption is the main contributor to greenhouse gas and carbon dioxide emissions in the industrial, commercial, and household sectors. This contribution is related to the fact that 95% of electricity production is provided by coal or lignite, while the rest is by renewable sources. Most of the electricity today is produced by power plants with outdated technology, consequently with a low production cost and high reliability. About 5% of the installed capacity is from renewable power generation.

On the one hand, however, concerns about the long-term sustainability of fossil combustible-based generation, particularly concerns related to climate changes and future largely unaccounted for environmental costs, are pushing the energy industry towards sustainable renewable energy sources, with low carbon dioxide emissions. The energy community’s expectations for this change are high and government policies should also push the energy industry in this direction.

On the other hand, it looks like we are heading towards a global energy crisis. Europe has been facing an increase in the price of electricity by up to 230% since September 2021. Why is this happening? The simplest explanation is that energy demand is currently outstripping supply, which has pushed up prices. The reasons for this are various, starting from the increase in gas price, recovery of the economy after Covid-19, and an increase of carbon tax by 76% (from 34 Euro in mid-January 2021 to almost 60 EURO in October 2021). Moreover, many countries in the world for good and welcome environmental welfare stopped investing in combustibles and it seems that so far there is no sufficient clean/renewable energy to replace combustibles.

It is understood that modern societies cannot function without sustainable access to energy, so even when such crises are felt, governments do everything possible to provide electricity. Therefore, the concern is added that they may be redirected to the use of combustibles creating contradictions when establishing strategies.

Currently, the energy market in Kosovo is highly dependent on energy generation from fossil combustibles and this makes Kosovo the worst mix of electricity in the region in terms of impact on the environment and society. Due to this fact, and given that Kosovo imports 12-18% of electricity on average per year, Kosovo needs a serious energy transition strategy, a strategy that will recognize the fact that carbon dioxide emissions must be reduced rapidly and consequently manage the increase in the price of electricity (which seems inevitable) gradually. Therefore, in order to shift to the energy transition, Kosovo must increase its production capacities by making a mix of all renewable energy sources.

Of the renewable energies, solar power is the solution that offers the most opportunities to reduce greenhouse gas emissions, help combat global warming, and generally offer a high electricity generation potential. Unfortunately, of the total electricity generation in Kosovo (including systems outside the electricity grid) only 1% is from solar power.

Solar power technology, which relies on an inexhaustible source of primary energy, is technically proven and now offers an economic rationale for the investment by offering opportunities to be used by all levels of society, from the institutional, industrial, and most recently private individuals or households.

These investments are channeled through:

  1. Large and centralized power plants
  2. Smaller distributed or decentralized photovoltaic systems
  3. And on a small scale, at the level of the individual consumer- photovoltaic systems on the roofs for self-consumption.

 

Finally, I want to emphasize that for ProCredit bank, minimizing the negative impact on the environment and proactively promoting a sustainable way of doing business is an integral part of our strategy. Considering the impact that investments in photovoltaic systems have on the reduction of greenhouse gases, we as a bank have been proactive in the market since 2017 by promoting and financing these investments.

According to our internal assessment, by November 2021, we financed 60% of the capacity installed in photovoltaic systems for self-consumption in Kosovo, by small and medium enterprises. A total of 57 projects with an installed capacity of 9.7 Mwp.

We are constantly investing in staff training by establishing high expertise, which has enabled us to be the market leader in financing solar systems and also to be the catalyst of the sustainable energy transition.

==

The piece “Banking sector as a primary contributor to sustainable financing in Kosovo” by Mr. Albert Lumezi is part of the 19th edition of the publication “Sustainable Financing” of the Kosovo Banking Association. As such, it was republished by Kosovo.Energy.

The full publication can be found by clicking here.

Fatos Hasani

Udhëheqës i njësisë për menaxhimin mjedisor, Banka ProCredit Kosovë