Search

Debat Publik: Nënstacioni dhe linja transmetuese në Malishevë

Event Date: 7 Shkurt, 2024 10:00 am


Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “KOSTT” sh.a. Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Malishevës organizojnë:

DEBAT PUBLIK për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e Nënstacionit NS 220/35/10 (20) kV Malisheva me linjën transmetuese 220 kV.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 07.02.2024 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës – Kati II në Malishevë, do të organizohet debat publik nga Kompania “KOSTT” sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Malishevës.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM, në linkun e mëposhtëm.

Linku për debat (Kliko)

Fjalëkalimi: Pjxm7M

Klikoni këtu për të lexuar raportin e VNM-së për Kompaninë KOSTT” sh.a. Prishtinë.

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin në fjalë, në emailin: [email protected]
Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur!