Search

Sektori bankar si kontribues primar i financimit të qëndrueshëm në Kosovë

09 Shkurt, 2022


ENG BELOW

Sektori bankar si kontribues primar i financimit të qëndrueshëm në Kosovë

Gjatë dy dekadave të fundit, sektori bankar ka arritur të ndërtojë institucione solide bankare të cilat kanë ruajtur stabilitetin dhe krahas zhvillimeve bashkëkohore ka avancuar shërbimet financiare. Sektori bankar ka arritur që të kreditojë ekonominë e Kosovës me mbi 1.5 miliard euro gjatë vitit 2021, duke shënuar kështu një rritje dyshifrore të kreditimit. Pjesa më e madhe e këtij kreditimi është alokuar për ndërmarrje afariste me rreth 62% pjesëmarrje në portofolin kreditor.

Sektorët të cilët kanë shënuar rritje më të theksuar në kreditim janë sektori i prodhimit, sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i shërbimeve. Kjo është mjaft inkurajuese sepse është një indikator i rëndësishëm që struktura e ekonomisë së vendit është duke ndryshuar, ku pjesëmarrja e tregtisë në kreditim tanimë është vetëm 45% për dallim nga vitet paraprake ku ishte në mbi 50%, kështu duke u balancuar me sektorët tjerë të rëndësishëm si prodhimi dhe shërbimet.

Depozitat janë rritur ndjeshëm po ashtu me një rritje prej mbi 15%, duke arritur në mbi 4.6 miliardë euro. Ekonomitë familjare janë depozituesit kryesorë dhe marrin pjesë me 68.5% në gjithsej depozitat në sektorin bankar.

Kjo rritje e depozitave ka bërë që raporti i kredive ndaj depozitave të mbetet në nivele të ngjashme me tre vitet e kaluara në rreth 75%, gjë që tregon për një likuiditet të lartë në sektorin bankar.

Kreditë joperformuese mbeten në nivelin më të ulët me vetëm 2.4% pjesëmarrje në gjithsej kreditë. Menaxhimi i mirë i performancës së kredive vazhdon të mbetet prioritet i sektorit bankar për të siguruar stabilitet dhe qëndrueshmëri të sektorit. Përkundër lehtësimeve që sektori bankar ka ofruar gjatë pandemisë për bizneset dhe ekonomitë familjare, kemi arritur që të menaxhojmë këto situata dhe bashkërisht me klientët tanë të tejkalojmë vështirësitë financiare pa dëmtuar performancën e kredive.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i bankingut është edhe shërbimi i pagesave dhe dixhitalizimi i shërbimeve. Si sektor bankar kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë mjaft shumë në dixhitalizim të shërbimeve në mënyrë që të lehtësojmë qasjen e qytetarëve në shërbime bankare dhe të jemi prezent në të gjitha pjesët e vendit me shërbimet tona përmes internetit dhe pajisjeve elektronike.

Megjithatë, për të plotësuar këtë shërbim, Kosova duhet të miratojë edhe aktet nën-ligjore të cilat parashihen me Ligjin për Identifikimin Elektronik i cili do të mundësonte që qytetarët të kryejnë shërbimet bankare krejtësisht online dhe në mënyrë dixhitale, pa humbur kohë në sportelet e bankave. Kjo do të ulte edhe koston si për institucionet bankare, ashtu edhe për klientët dhe do të bënte sektorin bankar më konkurrent në ofrimin e shërbimeve inovative financiare.

Vështirësitë e shkaktuara nga pandemia kanë bërë që të kuptojmë se bota nuk mund të rrijë duarkryq karshi kërcënimeve të mëdha globale që cenojnë njerëzimin, si ndryshimet klimatike por edhe problemet që mund të shkaktohen nga padrejtësitë sociale dhe të keq qeverisjes.

Marrja e masave në uljen e ndotjes mjedisore përballë ndryshimeve aktuale klimatike, po ashtu është çështje që kërkon trajtim të veçantë dhe kujdes të shtuar. Prandaj, ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh, pa marrë parasysh profilin e veprimtarisë sonë, në veçanti për ne si sektor financiar dhe kontribuesit më të mëdhenj në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike e bazuar në konventën kornizë të Kombeve të Bashkuara ka vënë në lëvizje edhe industritë financiare që të bëhen pjesë e këtyre iniciativave për një botë më të gjelbër dhe një ekonomi më të qëndrueshme. Edhe bankat në Kosovë, duke qenë pjesë e grupeve të mirënjohura ndërkombëtare janë pjesë përbërëse të institucioneve që kanë nënshkruar parimet e marrëveshjes së Parisit, prandaj ne besojmë se edhe Kosova mund të përfitojë shumë nga kjo agjendë.

Ne, si sektor bankar jemi të përkushtuar të punojmë së bashku në këtë agjendë, me fokus në:

  • përgjegjësinë sociale, duke kontribuar drejt zhvillimit më të gjerë socio-ekonomik nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, me përgjegjësi të lartë ndaj klientëve, punonjësve dhe mjedisit social duke kontribuar ne vazhdimësi edhe në mbështetjen e aktiviteteve sportive, humanitare dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
  • financim të qëndrueshëm e të përgjegjshëm, duke integruar kriteret mjedisore, sociale dhe të qeverisjes në vendimet tona të të bërit biznes dhe investimeve, me qëllim të përfitimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Në këtë mënyrë duke ngritur gradualisht standardet për financim të qëndrueshëm, ne mund të sigurojmë një ambient më të pastër për Kosovën. Po ashtu, ne mund të jemi nxitës të reduktimit të informalitetit që do të rriste mirëqenien sociale dhe ekonomike në vend si dhe qasjen më të lehtë në financa për grupe të margjinalizuara. Në fund, por jo më pak e rëndësishme është edhe qeverisja e mirë, pasi që e dimë se sa mund të ndihmojë qeverisja e mirë në sigurimin e investimeve të huaja dhe hapjen e mundësive të reja për bizneset në Kosovë.

==

Shkrimi “Sektori bankar si kontribues primar i financimit të qëndrueshëm në Kosovë” i z. Albert Lumezi është pjesë e edicionit të 19-të të publikimit “Financimi i Qëndrueshëm” të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Shkrimi është ripublikuar nga Kosovo.Energy.

Publikimin e plotë mund t’a gjeni duke klikuar këtu.

==

The banking sector is a primary contributor to the sustainable financing in Kosovo

Over the last two decades, the banking sector built solid banking institutions which have maintained stability, and along with contemporary developments, have advanced financial services. The banking sector managed to credit the Kosovo economy over 1.5 billion euros in 2021, thus marking a double-digit increase in credit. Most of this crediting is allocated to business enterprises with a share of about 62% in the credit portfolio.

Sectors marking the most significant increase in crediting are the manufacturing sector, the construction sector, and the services sector. This is quite encouraging because it is an important indicator that the structure of the country’s economy is changing, where the share of trade in crediting is now only 45% compared to previous years when it was over 50%, thus balancing with other important sectors such as production and services.

Deposits also increased significantly by over 15%, reaching over 4.6 billion euros. Households are the main depositors and participate with 68.5% of the total deposits in the banking sector. This increase in deposits has made the ratio of loans to deposits remain at levels similar to the previous three years at about 75%, which indicates high liquidity in the banking sector.

Non-performing loans remain at the lowest level with a share of only 2.4% of total loans. Good loan performance management continues to be a priority in the banking sector to ensure the stability and sustainability of the sector. Despite the facilitations made by the banking sector for businesses and households during the pandemic, we achieved to manage these situations, and jointly with our customers, we overcame financial difficulties without compromising loan performance.

The payment service and digitalization of services is another important banking aspect. As a banking sector, we have invested and continue to invest a lot in the digitalization of services to facilitate the citizens’ access to banking services and to be present in all parts of the country with our online services and through electronic devices.

However, in order to complete this service, Kosovo must also adopt by-laws which are provided for by the Law on Electronic Identification, which would enable citizens to perform banking services completely online and digitally, without wasting time at bank counters. This would reduce the cost for both banking institutions and customers and make the banking sector more competitive in providing innovative financial services.

Difficulties caused by the pandemic have made us realize that the world cannot stand idly vis-a-vis major global threats to humanity, such as climate changes, but also the problems that can be caused by social injustices and bad governance. Taking measures to reduce environmental pollution in the light of current climate changes is also an issue requiring special treatment and increased diligence. Therefore, environmental protection is the responsibility of each of us, regardless of the profile of our activity, especially for us as a financial sector and the largest contributors to economic development. The Paris Agreement on Climate Change based on the United Nations Framework Convention has also set in motion for the financial industries to become part of these initiatives for a greener world and a more sustainable economy. Banks in Kosovo, being part of well-known international groups, are also an integral part of the institutions that have signed the principles of the Paris Agreement, and, therefore, believe that Kosovo can also benefit greatly from this agenda.

Difficulties caused by the pandemic have made us realize that the world cannot stand idly vis-a-vis major global threats to humanity, such as climate changes, but also the problems that can be caused by social injustices and bad governance.

We, as a banking sector, are committed to working together on this agenda, with a focus on:

  • social responsibility, contributing to a wider socio-economic development through various activities, with high responsibility to customers, employees, and the social environment, continuously contributing to the support of sports, humanitarian activities, and protection of cultural heritage,
  • sustainable and responsible finance, by integrating environmental, social, and governance criteria into our business and investment decisions, with the goal of long-term and sustainable benefit to our society in general.

In this way, we can provide a cleaner environment for Kosovo by gradually raising the standards for sustainable finance. We can also be promoters of reducing informality, which would increase the country’s social and economic well-being, as well as ensure easier access to finance for marginalized groups. Last but not least is good governance, as we know how good governance can help secure foreign investment and open up new opportunities for businesses in Kosovo.

==

The piece “Banking sector as a primary contributor to sustainable financing in Kosovo” by Mr. Albert Lumezi is part of the 19th edition of the publication “Sustainable Financing” of the Kosovo Banking Association. As such, it was republished by Kosovo.Energy.

The full publication can be found by clicking here.

Albert Lumezi

Albert Lumezi is the Chairman of the Board of Directors of the Kosovo Banking Association / Chairman of the Board of the NLB Bank.