Search

Burimet e ripërtëritshme janë të paevitueshme, por ngarkesa bazë e Kosovës ka kërkesa të tjera në të ardhmen e parashikueshme

19 Nëntor, 2021


Dy termocentralet ekzistuese me qymyr që operojnë në Kosovë janë një nga fajtorët kryesorë të niveleve të papranueshme dhe gjithnjë përkeqësuese të cilësisë së ajrit në vendin tonë. Por, të fajësosh mungesën e prosperitetit ekonomik të vendit në furnizim të pamjaftueshëm të energjisë elektrike nga këto termocentrale është disi e padrejtë. 

Termocentralet Kosova A dhe Kosova B, ndonëse ndotës si askush tjetër, ishin dhe janë shtyllat nga të cilat ekonomia jonë mbijetoi dhe përpiqet të ndërtohet tutje, duke ju falënderuar edhe punonjësve dhe stafit drejtues atje që treguan qëndresë të jashtëzakonshme ndër vite, pa marrë parasysh kushtet e punës dhe premtimeve të dështuara nga qeveritë që udhëheqën vendin.

Qymyri, me bollëkun e tij në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përdorur në bazë të kufizimeve e politikave që duan të mitigojnë ndikimin e pafalshëm mjedisor. Megjithatë, Kosova dhe mungesa e investimeve të mjaftueshme në sektorin e BRE-ve, për një të ardhme të parashikueshme nuk mund të mbështetet në një burim tjetër energjie për konsumin e ngarkesës bazë dhe duke marrë parasysh trendet e fundit të çmimit të energjisë elektrike, duhet të përpiqet të ulë nevojat për import të energjisë elektrike duke rritur kapacitetet e gjenerimit.

Në 5 vite– Rinovimi i termocentraleve ekzistues, fillimi serioz i projekteve të BRE dhe përkujdesi për rrjetin elektro-energjetik

Duke qenë se asnjë investim në sektorin e energjisë nuk është i përhershëm, infrastruktura e sektorit të energjisë kërkon investime të pandara apo të vazhdueshme. Kërkesa parësore e tranzicionit të gjelbër të energjisë është ngritja e impianteve të gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme në shkallë të gjerë, por investimet duhet gjithashtu të lehtësojnë punën e rrjetit për të absorbuar projektet.

Vendi ynë është zotuar për një sistem energjie të dekarbonizuar deri në vitin 2050, por investimi në burimet e ripërtëritshme të energjisë do të duhet të bëhet, sipas planifikimit afat-shkurtër, paralelisht me investimet për rinovimin e aseteve ekzistuese të qymyrit.

Riparimi i termocentraleve gjenerues të energjisë me bazë thëngjilli, Kosova A dhe Kosova B, me kosto sa më të ulëta duhet të implementohet menjëherë. Investimet duhet të kenë padyshim prioritet termocentralin Kosova A, ndërsa planifikimi i investimeve duhet të specifikojë datën përfundimtare të dekomisionimit për termocentralin Kosova A.

Ndërsa ende mbështetet në thëngjill për të siguruar konsumin e ngarkesës bazë, Kosova duhet të nisë fuqishëm zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme, me kapacitetet solare dhe të erës që duhet të zënë hapësirën kryesore në dokumentet strategjike.

Megjithatë, planifikimi dhe investimi në teknologjinë e BRE-ve kërkon një vëmendje të konsiderueshme edhe për infrastrukturën e rrjetit, kështu që investimi i dedikuar nuk mund të anashkalojë nevojën për azhurnimin dhe zgjerimin e rrjetit elektro-energjetik të Kosovës.

Me rënien e vazhdueshme të çmimit të teknologjive të BRE, pajisjet shoqëruese që zgjerojnë potencialin e shfrytëzimit të energjisë së gjelbër, me mundësi të shfrytëzimit në kohë nevoje e jo vetëm në kohën e prodhimit (në veçanti panelet solare), Kosova në vitet e ardhshme duhet të shqyrtojë zhvillimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë, baterive, prej të paktën 10 MW për t’iu përgjigjur kërkesës së pikut me energji të gjelbër vendase.

Masat e efiçensës së energjisë duhet të gëzojnë një shtytje të konsiderueshme, por mbi të gjitha një aplikim më gjithëpërfshirës, ​​ku zgjidhjet e thjeshta si zëvendësimi i poçave konvencionale me poça efiçient LED në ndriçim të rrugëve do duhet të jetë një domosdoshmëri për të gjitha komunat.

Kosova në 25 vitet e ardhshme duhet të prioritizojë sigurinë energjetike, me një pikëpamje të dytë por të fortë drejt zhvillimit të projekteve të BRE

Në 25 vitet e ardhshme shpresojmë se vendi ynë të mësohet të bëjë hapa të mëdhenj në sektorin e energjisë, me vizionin për t’u përkthyer në kapacitete të mëdha në projektet e BRE-ve, si dhe investime të reja e padyshim të guximshme në sektorin e qymyrit për të lejuar përfundimisht dekomisionimin e termocentralit Kosova A.

Kundërshtimi dhe kritika e tepruar për zhvillimin e kapacitetve të reja të prodhimit të energjisë me bazë thëngjilli duhet të arsyetohet si mungesë vlerësimi për teknologjitë e reja që zgjidhin pothuajse plotësisht çështjen e ndotjes së ajrit, aktualisht në nivele të papranueshme në Kosovë, rrjedhimisht duke zbutur gjurmën e karbonit dhe ngrohjes globale të Kosovës.

Kosova, përmes financimit vetanak, duhet të punojë drejt ndërtimit të një termocentrali të ri modern me qymyr me kapacitet të instaluar prej 250 MW, duke siguruar gjithashtu që të ketë 250 MW në gatishmëri ose kapacitete rezervë për rastet kur vendi e gjen veten në çështje emergjente apo krize. Kjo gjithashtu do të çonte përfundimisht në dekomisionimin e termocentralit Kosova A – i etiketuar si një ndër termocentralet më ndotëse në Evropë.

Politikat e gjelbra në 25 vitet e ardhshme, me të drejtë, do të kërkojnë nga Kosova që t’i shfrytëzojë burimet e saj të ripërtëritshme të energjisë në shkallë të konsiderueshme.

Një kapacitet total prej 400 MW në projektet e energjisë solare duhet të jetë objektivi real dhe i nevojshëm, ndërsa objektivi për energjinë e erës duhet të jetë 650 MW në kapacitetin total të instaluar. Projektet duhet të zhvillohen nga kompani të huaja të njohura dhe me përvojë, ndërsa do të duhen të jenë të stimuluar nga instrumentet politike përkatëse nga qeveria e Kosovës.

Në vend të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël, praktikë e cila ka sjellë shumë dëme mjedisore, Kosova, edhe sipas sugjerimit të drejtorit të Komunitetit të Energjisë, duhet të bëjë një studim fizibiliteti për mundësinë e zhvillimit të kapaciteteve ‘pump and storage’ në lumin e Drinit të Bardhë dhe degët e tij.

Ndërkaq, deri në vitin 2045, Kosova duhet të ketë futur edhe gazin në miksin e saj energjetik, ndërsa shfrytëzimi i tij duhet të ketë pjesëmarrjen më të lartë në sektorin e industrisë.

E ardhmja e largët nuk duhet të gjejë Kosovën të varur nga importi

Nuk dyshoj se për një gjysmë shekulli Kosova si dhe e gjithë bota do të funksionojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nën ndikimin e përparimit të paevitueshëm teknologjik që do të ndodhë deri atëherë.

Kosova duhet të punojë drejt planifikimit hapësinor për t’iu përshtatur stilit të ri dhe të pashmangshëm të jetës elektrike të së ardhmes. Në këtë mënyrë, punë duhet bërë në përvijimin e rrjetit të stacioneve të rimbushjes së automjeteve elektrike dhe hidrogjenit.

Mirëpo, shpresojmë se vendi ynë nuk do të varet nga importi në shkallë të gjerë të hidrogjenit të gjelbër në të ardhmen e largët, por përkundrazi do të ketë disa impiante të rëndësishme të prodhimit të hidrogjenit të gjelbër me anë të elektrolizës të furnizuar nga energjia e erës dhe ajo solare. Kjo padyshim do të siguronte stabilitet energjetik për vendin, duke shërbyer gjithashtu si një platformë e përsosur për angazhimin e kuadrove të reja të së ardhmes energjetike.

==

Renewables are inevitable, but Kosovo’s baseload has other requirements in the foreseeable future

The two existing coal-fired power plants operating in Kosovo are one of the main culprits of the unacceptable and ever-deteriorating levels of air quality in our country. But blaming the country’s lack of economic prosperity on insufficient electricity supply from these power plants is somewhat unfair.

The ‘Kosova A’ and ‘Kosova B’ power plants, albeit heavy polluters like no other, were and are the pillars from which our economy survived and strives to build further, also by virtue of the employees and management staff there who showed extraordinary resilience over the years, regardless of the work conditions and failed promises by governments that led the country.

Coal, with its abundance in Kosovo, is becoming increasingly difficult to use considering the constraints and policies that seek to mitigate its unforgivable environmental impact. However, Kosovo and the lack of sufficient investment in the RES sector, for the foreseeable future cannot rely on another source of energy for baseload consumption of electric energy, and given the recent trends in electricity prices, it should try to reduce electricity import needs by increasing generation capacities.

In 5 years – Renovation of existing power plants, the serious kickoff of RES projects, and the care for the electricity network

As no investment in the energy sector is perpetual, the energy sector infrastructure requires indivisible or continuous investment. The primary requirement of the green energy transition is the development of large-scale renewable energy generation plants, nevertheless, investments should also facilitate the work of the grid to absorb the set projects.

Our country is committed to a decarbonized energy system by 2050, however, investment in renewable energy sources will have to be made, according to short-term planning, in parallel with investments to renovate existing coal assets.

The repair of the coal-fired power plants, ‘Kosova A’ and ‘Kosova B’, at the lowest possible cost should be implemented immediately. Investments should definitely give priority to the ‘Kosova A’ power plant, while investment planning should specify the final decommissioning date for the ‘Kosova A’ power plant.

While still relying on coal to ensure baseload supply, Kosovo needs to strongly kickoff developing renewable energy projects, with solar and wind capacities to occupy primary space in strategic documents.

However, planning and investing in RES technology requires considerable attention to grid infrastructure as well, so dedicated investment cannot ignore the need to update and expand Kosovo’s electricity grid.

With the continuous price decline of RES technologies, associated equipment that expands the potential of green energy utilization, with the possibility of exploiting it when needed and not only during a particular time of generation (especially solar panels), Kosovo in the coming years must consider developing energy storage systems, batteries, of at least 10 MW to meet peak green energy demand.

Energy efficiency measures should enjoy a significant boost, but above all a more comprehensive application, where simple solutions such as replacing conventional bulbs with efficient LED bulbs in street lighting should be a must for all municipalities.

Kosovo in the upcoming 25 years should prioritize energy security, with a second but strong view towards the development of RES projects

In the next 25 years, we hope that our country will get used to making great strides in the energy sector, with the vision to translate them into large RES capacities projects as well as new and undoubtedly bold investments in the coal sector to finally allow the decommissioning of the ‘Kosova A’. power plant

Excessive opposition and criticism for the development of new coal-based electric energy generating capacities should be reasoned as a lack of appreciation for new technologies that almost completely solve the issue of air pollution, currently at unacceptable levels in Kosovo, thus mitigating Kosovo’s carbon and global warming footprint.

Kosovo, through its own financing, should work towards the construction of a new modern coal-fired power plant with an installed capacity of 250 MW, also ensuring that it has 250 MW on standby or reserve capacity in cases where the country finds itself in an emergency or crisis. This would also eventually lead to the decommissioning of the ‘Kosova A’ power plant – labeled one of the most polluting power plants in Europe.

Green policies in the next 25 years will rightly require Kosovo to exploit its renewable energy sources to a considerable extent.

A total capacity of 400 MW in solar energy projects should be the realistic and necessary target, while the target for wind energy should be 650 MW in total installed capacity. Projects should be developed by well-known and experienced foreign companies and should be stimulated by relevant policy instruments from the Kosovo government.

Instead of building small hydropower plants, a practice which has caused a lot of environmental damage, Kosovo, even at the suggestion of the now-former director of the Energy Community, should conduct a feasibility study on the possibility of developing pump and storage capacities in the Drini i Bardhë river and its branches.

Meanwhile, by 2045, Kosovo should have included gas in its energy mix, while its highest usage percentage should be by the industrial sector.

The distant future should not find Kosovo reliant on imports

I do not doubt that for half a century Kosovo and the whole world will function in a completely different way under the influence of the inevitable technological progress that will occur until then.

Kosovo needs to work towards spatial planning to adapt to the new and inevitable electric lifestyle of the future. In this way, work needs to be done in outlining the network of electric vehicle and hydrogen refueling stations.

However, we hope that our country will not depend on large-scale imports of green hydrogen in the distant future, but rather will have some significant green hydrogen production facilities that will provide it via electrolysis supplied by wind and solar energy. This would undoubtedly provide energy security for the country, and will also serve as a perfect platform to engage the upcoming energy staff and energy fields graduates.

Kristë Ramaj

Kristë Ramaj është partner menaxhues dhe menaxher i projekteve në ndërmarrjen elektroenergjetike 'Elektrostublla' në Viti, Kosovë, të themeluar në vitin 1992 nga Marjan Ramaj.