Search

Njësia A3 e termocentralit Kosova A rikthehet në operim – KEK tani ka energji dhe për eksport

August 28, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar dit;n e djeshme se njësia A3 ka filluar procesin e startimit, pas përfundimit të sanimeve të nevojshme.

Gjatë procesit të startimit, KEK-u ka paralajmëruar se për disa orë mund të ketë emetim më të theksuar të tymit, gjë që është vërejtur dukshëm në komunën e Obiliqit si dhe në kryeqytet.

“Është dukuri e përkohshme, e ndërlidhur me fazën e startimit të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Me rikthimin e njësisë A$, për ditën e sotme KEK ka nominuar 630-635MWh kapacitete prodhuese, duke mundësuar mbulimin e kërkesës vendore dhe eksport të energjisë për gjatë të gjithë orëve.

/Teleg

rafi