Search

Njësia A3 e KEK është rikthyer në operim sot

September 20, 2022


Njësia A3 e termocentralit Kosova A është rikthyer në operim sot, apo një ditë më herët se që ishte planifikuar.

Njësia A3 është rikthyer në prodhim që nga ora 7 e mëngjesit. Kjo njësi ishte në remont për pak ditë, më saktësisht që nga 17 shtatori.

KEK njofton se blloku A3 do të ndalet për disa ditë – nuk pritet të ketë reduktime të rrymës

Lexo më shumë

Ndryshe, blloku A3 i termocentralit Kosova A ishte ndaluar për një periudhë 4-5 ditore.

Në njoftimin e publikuar për media, KEK kishte njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, dhe se ndalja e këtij termocentrali nuk do të ndikonte në furnizimin e rregullt me energji elektrike.