Search

Një investitor grek i interesuar për ndërtimin e një impianti gazi në Maqedonia e Veriut

14 Shtator, 2022


Një investitor grek ka shprehur interes për ndërtimin e një impianti të gazit në Maqedoninë e Veriut, tha kryeministri i këtij vendi, Dimitar Kovaçevski, i cili dje ishte për një vizitë pune në Greqi në lidhje me krizën globale energjetike.

“Është shpallur një investim nga një investitor grek, një termocentral i madh me gaz, me kapacitet deri në 200 megavat”, ka thënë kryeministri Kovaçevski.

Ai ka konfirmuar se studimet tashmë kanë filluar, dhe se projekti së shpejti mund të prezantohet tek qeveria dhe parlamenti.

“Analizat tashmë kanë filluar dhe sapo të përfundojnë, ky investim do të mund të paraqitet në Qeveri dhe Parlament”, ka thënë Kovaçevski.