Search

Një fjalor udhërfyes i cili do të ju ndihmoj të kupton përse keni ndërprerje të energjisë!

03 Prill, 2023


Energjia elektrike është një nga tematikat më të rëndësishme viteve të fundit. Mirëpo përdorimi i termave tejet teknike shpesh bënë që publiku të keqkuptoj qëllimet dhe idetë e politikbërësve dhe profesionistëve të fushës.

Energjia është një nga temat më të përfolura kohëve të fundit. Kriza energjetike si dhe ngrohja globale i kanë dhënë popullaritet fushës së energjisë elektrike si kurrë më parë. Shpesh gjuha e përdorur në artikuj, raport, udhëzues, ligje, debate televizive dhe lajme në lidhje me këtë fushë është tejet teknike. Kështu informatat që duhet të përçohen nuk absorbohen nga publiku ose në raste më të këqija dhe keqkputohen, për shkak se njerëzit thjeshtë nuk i kuptojn ato.

Ne kemi realizuar një përmbledhje të disa nga termeve të “zhargonit” në botën e inxhinierisë elektrike dhe të ambientit, ashtu që ju të keni më të lehtë të kupton debatet televizive, faturën e ardhme të energjisë elektrike, arsyet pse keni ndërprerje të energjisë elektrike dhe shumë raste të tjerat të cilat momentalisht janë pothuajse çdo ditë në portele dhe televizionet tona.

Terma që mund të i hasni në faturën tuaj të energjisë elektrike
Shifra e konsumatoritËshtë shifra unike që ju identifikon ju si konsumator tek furnizuesi juaj si dhe operatori i rrjetit në të cilin jeni të kyçur.
Tarifa e Lartë dhe Tarifa e UlëtNë Kosovë aktualisht aplikohen dy tarifa, si dhe dy blloqe. Tarifa e Lartë aplikohet gjatë ditës, ku çmimi i energjisë është më i lartë, kurse gjatë natës aplikohet tarifa me çmim më të ulët, pra Tarifa e Ulët. Kurse blloqet ndahen në shpenzim nën 800kWh dhe mbi 800kWh.
SezoniViti tarifor ndahet në dy sezone atë verorë dhe dimëror. Sezoni Veror fillon më 1 April deri më 30 Shtator dhe gjatë këtij sezoni tarifa e ulët aplikohet në orarin 23:00 – 08:00. Kurse sezoni dimëror, përfshin intervalin kohor 1 Tetor – 31 Mars gjatë të cilit tarifa e ulët aplikohet në orarin 22:00-07:00.
Grupet TariforeNë Kosovë Aplikohen 7 grupe të ndryshme tarifore për konsumatorët e kyçur në rrjet. Grupi tarifor 4/02 – Për konsumatorë familjat Grupi tarifor 7/02 – Për konsumatorë komercial Grupi tarifor 7/01 – Për ndriçimin publik Grupi tarifor 6/6 – Për konsumatorë komercial që konsumojn dhe energji reaktive Grupi tarifor 1/3 – Për konsumatorë komercial të kyçur në nivelin 10kV Grupi tarifor 1/2 – Për konsumatorë komercial të kyçur në nivelin 35kV Konsumatorët e parregulluar – Të cilët bëjnë marrëveshje me furnizuesin e tyre.
Energjia AktiveEnergjia që konsumohet nga pajisjet elektrike për të kryer punë, të gjithë pasjisjet e konsumojn këtë energji energji e cila matet me kWh.
Energjia ReaktiveËshtë energji e cila nuk kryen punë, mirëpo krijohet si pasoj e fushës magnetike. Këtë energji e konsumojn pajisje me konsumë më të madh të energjisë si motor elektrik që përdoren në fabrika dhe industri të ndryshme, matet me kVAR.
Terma që mund të i hasni në njoftimet për ndërprerjen e energjisë elektrike
Ndërprerje e planifikuarSecila ndërprerje e cila është planifikuar nga operatori i rrjeti me qëllim të ndërhyrjes në rrjet për modifikimin e tij, kyçjen e konsumatorëve të ri, zgjerimit, apo renovimit të tij.
Ndërprerje e paplanifikuarNdërprerjet që shkaktohen si pasoj e prishjeve të ndryshme (lidhjeve të shkurtra, mbi ngarkesës, këputjes së përçuesve, etj) apo ndërhyrjeve të pa-autorizuara në rrjet.
Punime InvestivePunimet që duhet të kryer në rrjet për të realizuar planet investive të operatorit të rrjetit.
Punime nga Palët e TretaPalët e Treta përfshinë konsumatorët e rinjë të cilët do të kyçen në rrjet dhe për të realizuar këtë duhet të bëjnë ndryshime dhe punime në atë.
Pëlqim ElektroenergjetikËshtë dokument i cili përgatitet nga operatori i rrjetit për konsumatorët të cilët kërkojnë të kyçen ose të bëjnë modifikime në rrjet. Me anë të këtij pëlqim specifikohen kushtet teknike për të realizuar kyçjen ose modifikimin.
Terma që mund të i hasni në debate televizive në lidhje me projekte të reja apo të vjetra të energjisë
Kapaciteti i instaluarKapacitet i instaluar i një centrali qoftë termocentral, central nuklear, park solar apo me erë ose hidro central tregon fuqinë maksimale që mund ta prodhoj centrali nën kushte të caktuara. Centralet jo gjithmonë punojn me kapacitetin e tyre të instaluar.
Kyçje në rrjetRealizimi i lidhjes elektrike në mes të rrjetit dhe objektit në të cilin do të konsumohet dhe/ose prodhohet energjia elektrike.
DekomisionimËshtë procesi i përfundimit të operimit të një centrali si dhe pastrimi i hapsirës në të cilën ka qenë i vendosur centrali.
Prosumator/Konsumatorë Vet-ProdhuesKonsumatorët Vet-Prodhues, Vet-Konsumatorët, Konsumatorët Prodhues apo Prosumatorët janë të gjitha ata konsumator të cilët në të objektin të cilin e janë të kyçur në rrjet prodhojn energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Këta konsumator energjinë të cilën e prodhojn e përdorim për përdorim vetanak, mirëpo nëse prodhimi që kanë është më i madh se konsumi momental i tyre, atëherë energjia shtesë mund të lirohet në rrjet.
Nënstacion i Tensionit të LartëNënstacionet e tensionit të mesëm në Kosovë menaxhohen nga KEDS dhe KOSTT bashkarisht, ato përfshijnë nënstacionet me nivelet e tensionit 220/35kV, 220/10(20)kV, 110/35kV, 110/10(20)kV, 35/10(20)kV.
Nënstacion i Tensionit të UlëtNënstacionet e tensionit të ulët menaxhohen tërësisht nga KEDS dhe përfshinë nivelet 10(20)/0.4kV dhe 10(20)/6kV.