Search

Një fabrikë në Tetovë do të fillojë prodhimin e paneleve solare

14 Shtator, 2022


Kompania Pikcell Group do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e paneleve diellore për termocentralet fotovoltaike në zonën industriale në Tetovë.

Përveç Pikcell Group, aksione në këtë fabrikë ka edhe SH.A.. Solar Horizon nga Sofja, kompani përmes së cilës paralajmërohet investim i madh gjerman. Kompania u themelua me 250 aksione, secila me vlerë nominale prej 100 euro.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të nënshkruajë dy kontrata për ndihmë shtetërore me investitorin gjerman, njëra për dhënien me qira të tokës ndërtimore dhe tjetra për projektin e investimit. Në këtë kontekst, Qeverisë i mbetet të sigurojë se marrëveshja nuk përfaqëson ndihmë të palejuar shtetërore, ashtu siç është përcaktuar me rregullat e BE-së.

Vetura elektrike e.GO do të prodhohet në Tetovë, parashihen 900 vende të reja pune

Lexo më shumë

Sipas “Faktor”, panelet diellore do të prodhohen më së shumti për eksport dhe në fabrikë fillimisht do të punësohen rreth 200 punëtorë. Aktiviteti i kompanisë do të jetë “prodhimi i pajisjeve të shpërndarjes dhe kontrollit të energjisë elektrike”.

Ndryshe, Tetova po bëhet nikoqir i një numri industrish të rëndësishme energjetike. Pak kohë më parë, në këtë vend është inauguruar fabrika e re për prodhimin e veturave elektrike e.GO, ku parashihet punësimi i 900 personave.

Fabrika për prodhimin e veturave elektrike në pronësi të biznesmenit Lazim Destani, do të sjellë investime prej 130 milion eurosh, dhe do të jetë e vendosur në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

//Kosovo.Energy