Search

Në portin e Los Angelos është lidhur me rrjet një central i energjisë së valëve të detit

05 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Eco Wave Power është kompania e cila ka krijuar centrale të cilat hsëndrrojn energjinë mekanike të valëve të detit në energji elektrike, tani ka vendosur një prototip në portin e Los Angelos.

Eco Wave Power është teknologji inovative e cila shfrytëzon një nga potencialet më të mëdha të natyrës energjinë e valëve.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme, IRENA, vlerëson se duke përdorur vetëm 2% të 800,000 km të vijës bregdetare të botës që tejkalojnë një densitet të fuqisë së valës prej 30 kW/m, potenciali global për energjinë e valëve është rreth 500 GW, bazuar në një konvertim. efikasitet prej 40%.

Përveq prototipit në Los Angelos, kompania ka impiante të vendosura në Izrael dhe Gjilbraltarë. Impianti në Izrael ndodhet në portin Jaffa dhe nuk është i lidhur me sistemin elektroenergjetik. Kuse impianti në Gjilbraltarë është i lidhur me rrjetin si dhe ka një marrëveshje për mblerjen e energjisë MBE (PPA).