Search

Ministrja Rizvanolli takohet për herë të tretë me përfaqësuesit e Ferronikelit

25 Nëntor, 2021


Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka pritur në takim për herë të tretë përfaqësuesit e kompanisë New Co “Ferronikeli” pas dy takimeve paraprake të mbajtura më 1 tetor dhe 11 tetor, si dhe komunikimit të vazhdueshëm në mes të Kabinetit të Ministres së Ekonomisë dhe Udhëheqësisë së “Ferronikel”-it.

Gjatë takimit të 1 tetorit prezent ka qenë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ku udhëheqësia e ”Ferronikelit” i ka informuar Ministrat mbi gjendjen në këtë kompani dhe kërkesat e tyre për ndihmë për t’u përballur me krizën energjetike.

Në takimin e mbajtur me 11 tetor, Ministrja Rizvanolli së bashku me kabinetin e saj i ka informuar udhëheqësinë e Ferronikelit rreth zhvillimeve në këtë aspekt.

Punëtorët e Ferronikelit në protestë, kërkojnë kthimin në punë

Lexo më shumë

Gjatë dhe pas takimeve, udhëheqësia e Feronikelit janë informuar që Qeveria e Kosovës është duke i konsideruar mundësitë për ndihmë eventuale e cila duhet të jetë në përputhje me kornizën rregullative dhe ligjore në vend.

Sot, përveç përditësimit të udhëheqësisë në lidhje më çështjet e diskutuara gjatë takimeve të kaluara, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka informuar ata rreth punës të deritanishme të Task Forcës për Masat në Rast të Emergjencave Energjetike.

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë: Ka krizë energjetike por ka edhe zgjidhje

Lexo më shumë