Search

Ministria e Ekonomisë publikon vlerësimin mjedisor për gazin në Kosovë

26 Janar, 2023


Ministria e Ekonomisë në rolin e palës përfituese të studimit të master planit për zhvillimin e gazit në Kosovë, ka nxjerr në diskutim publik Draft-raportin për vlerësimin strategjik të mjedisit.

Ministria ka ftuar të interesuarit që të marrin pjesë në diskutimin publik, me qëllim që me vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre të mundësohet ngritja e mëtejme e kualitetit të studimit.

Draft raportet mund të shkarkohen në ueb-faqen e ME-së apo duke klikuar këtu.