Search

Ministri i Mjedisit – Hidrocentrale mund të ketë, por unë jam kundër degradimit të natyrës

29 Prill, 2021


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Kallxo Përnime”, ku diskutoj planet që synon që të implementoj qeveria akutale në pushtet për të adresuar sfidat e ambientit, mjedisit, infrastrukturës dhe planifikimit hapësinor.

Përgjatë diskutimit, Ministri Aliu në masë të madhe adresoj edhe ndikimet mjedisore nga sektori energjetik. Ai prezantoj gjetjet e vizitave të fundit të bëra në regjionet të cilat janë bërë zona të ndërtimit të hidrocentraleve, dhe se çka synon të veproj qeveria në fuqi për të evituar dëmet nga projekte të tilla.

Aliu – Hidrocentrale mund të ketë, dhe le të ketë, por unë jam kundër degradimit të natyrës

Temën e hidrocentraleve, që tashmë duket mbizotëruese në çështjet mjedisore në lidhje me sistemin energjetik, e hapi Ministri duke kritikuar punën, që ai e quajti të plogësht, të komisionit të kaluar parlamentar që ishte formuar për të hetuar të gjitha proceset në lidhje me hidrocentralet.

Tutje, ministri i mjedisit duke marrë si shembull një ndër komunat që po përballet sëfundmi me pasojat e ndërtimit të hidrocentraleve në ato zona, ka theksuar se gjendja e lumenjve po duket e njëjtë si me paralajmërim të vizitës së ti dhe si pa të.

“Fakti që ne nuk kishim qasje në dokumentin zyrtar, nga ana tjetër kishim takime me banorët të cilët ankoheshin, kanë ardhur edhe në Komisionin parlamentar dhe ne kemi shku në Biti të Poshtme, në Shtërpcë, në Brezovicë i kemi taku dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi parë situata që mua më kanë bo me dyshu që janë të rregullta”, tha ministri Aliu.

Ai poashtu theksoj se nuk mund të imagjionet se ku është përfitimi që me degradu një lum aq të vogël, për aq pak energji.

“Nuk mund të imagjinoj ku është përfitimi që me degradu një lum të tillë të vogël, prej pjesës së sipërme të bjeshkës, që është brenda parkut nacional, të gërrmohet komplet dhe të prishet shtrati i lumit, të degradohet e gjithë ajo zonë për pak ujë, për një hidrocentral, që paska me prodhu pak energji”, tha Aliu.

Ndërkaq, sa i përket vendosjes së moratoriumit, e që përbënte një premtim nga partia që bënë pjesë Aliu, ai sqaroj se nuk tërheket nga ajo mundësi, mirëpo ajo duhet të bëhet pasi të përfundohen disa hapa pararendës.

“Jo nuk jam duke u tërhek, mirëpo kjo punë bëhet pasi të përfundohet këto hapa që po i flasim”, tha Minstri Aliu.

Mirëpo, në lidhje me projekte për hidrocentrale të reja, si ato në Prizren, Podujevë, ministri fillimisht theksoj se pamje të ngjashme si ato në Shtërpc nuk do të ketë më, mirëpo insistoj se nuk është kundër hidrocentraleve.

“Atë që unë mund të them dhe mund të ju siguroj është se diçka të tillë më nuk do të ketë. Do të ketë procedura të rregullta. Do të bëjmë kritere për elaborate mjedisore të mirëfillta. Unë nuk jam kundër hidrocentraleve, hidrocentrale mund të ketë, mund të ketë edhe penda, do të kemi menaxhim të ujërave dhe të vërshimeve”, tha Aliu.

“Dhe krejt ky menaxhim ka me nënkuptu ndërhyrje nëpër ndërtim të digave dhe krejt këto janë potenciale për hidrocentrale. Pra hidrocentrale mund të ketë, dhe le të ketë, por unë jam kundër degradimit të natyrës. Skam asgjë kundër hidrocentraleve, hidrocentralet janë madje të nevojshme.”, tha Aliu.

Ministri Aliu: Të gjitha shqetësimet për hidrocentralet do të trajtohen me hollësi

Lexo më shumë

Ministri Aliu – Opinioni deri sot ka qenë i mbyllur, sot do të hapen dyert për të gjitha këto dokumente dhe vendime që janë marrë

Ministri Aliu poashtu tha se duhet të ngritet një komision në Ministri, apo ndërministror për të parë se a janë respektuar procedurat në të kaluarën, apo jo.

“Do të kem një takim edhe me operatorët, do të flas edhe me ta, takimet që i kam pasur më herët edhe me zyrtarët e KELKOS-it, vërejtjet e mia i kam dhënë. Do të shikohen shkeljet e mundshme nga të dyja palët. Duhet të bëjmë publike çkado që ka ndodhë dhe t’i procedojmë tutje”, deklaroi Aliu.

Tutje, Ministri Aliu premtoj se do të hapen dyert e transparencës, si mënyra që bënë të dukshme shkeljet.

Madje Aliu shprehu gatishmëri të jetë edhe pjesë e diskutimeve me investitorët rreth projekteve që kanë ndërtuar, ndërsa theksoj se transparenca do të jetë e plotë, në kuptimin që dokumentet e publikuara do të përfshijnë edhe dokumentet përcjellëse.

“Pra ne do ti bëjmë transparente të gjitha vendimet, të gjitha procedurat. Ne do t’i ftojmë të gjithë të vijnë dhe t’i shohin ato procedura, madje madje, edhe unë jam i gatshëm të jem pjesë e atyre diskutimeve”, insistoj Aliu.

“Opinioni deri sot ka qenë i mbyllur, sot do të hapen dyert për të gjitha këto dokumente dhe vendime që janë marrë. E imja është t’i hapi dyert dhe të krijoj qasje në dokumente dhe t’i bëjë publike, të gjitha vendimet, lejet, do të bëhen publike, madje edhe me dokumentet përcjellëse, jo vetëm thjesht një pjesë e lejës nga e cila nuk mund të kuptohet asgjë”, theksoj Aliu.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu – Do të ndërtojmë termocentral të ri me qymyr nëse është e nevojshme ta ndërtojmë

Lexo më shumë