Search

Mimoza Kusari-Lila tregon se kur do të votohet bordi i ZRRE-së

14 Korrik, 2021


Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, foli në lidhje me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ajo tha se javën e ardhshme pritet të dorëzohet lista finale në Kuvend për tu votuar, me anë të së cilës do të kompletohet bordi i ZRRE-së.

“Është përgatitur lista për tu dorëzuar në Kuvend dhe mendoj që në javën e ardhshme, do të del në seancë që të votohet bordi ose kompletimi i bordit të ZRRE-së, se dy anëtarë janë dhe do të zgjedhën edhe kryesuesi apo kryesuesja dhe dy anëtarë tjerë”, tha ajo.

Ndryshe, që nga mesi i muajit dhjetor të vitit të kaluar prej kur bordi i ZRRE-së është jofunksional, disa procese të sektorit të energjisë vazhdojnë të mbesin të bllokuara.

Kurti: Na duhet një rregullator i pavarur dhe i fuqishëm

Lexo më shumë

Lista e plotë e kandidatëve për Anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Lexo më shumë