Search

Lista e plotë e kandidatëve për Anëtarë të Bordit të ZRRE-së

28 Maj, 2021


Një komision i formuar nga Ministria e Ekonomisë, ka përzgjedhur 20 kandidatë për t’u intervistuar lidhur me dy pozitat e mbetura për anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Bazuar në të dhënat publike, lista prej 20 kandidatëve përmban emra që kanë punuar në institucionet publike, përfshirë ZRRE-në dhe KOSTT-in.

Lista e plotë me emrat e 20 kandidatëve:

Armend Ymeri, Pranvera Dobruna Kryeziu, Afrim Ajvazi, Naim Sahiti, Astrit Saraqini, Hysnije Rexhaj, Vehbi Sofiu, Bekim Jakupi, Imer Rudari, Luan Morina, Avdush Ibishi, Gani Buça, Driton Sejdiu, Lutfije Dervishi, Sami Shatri, Arsim Sherifi, Skender Xani, Arjeta Pajaziti Qerimi, Muharrem Sejdiu dhe Gani Zeqiri.

Ndryshe, dje gjatë ditës Kosovo.Energy ka bërë publike edhe listën e ngushtë të kandidatëve të përzgjedhur për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur kanë përmbushur kushtet e konkursit dhe kalojnë në fazën e intervistimit.

Armend Ymeri, Astrit Saraqini, Vehbi Sofiu, Ymer Fejzullahu, Luan Morina, Lutfije Dervishi, Fadil Ismajli, Edmond Nulleshi dhe Kujtim Hoxha janë kandidatët në listën e ngushtë për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Këta janë kandidatët e përzgjedhur për intervistë për pozitën e kryesuesit të bordit të ZRRE

Lexo më shumë