Search

Me ristrukturimin e Ukrainës a mundet Evropa të fitoj një “Bankë të Energjisë”?

05 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 5 minuta

Riparimi i infrastrukturës energjetike të shkatërruar të Ukrainës do të kushtojë miliarda, por a nuk do të ishin këto investime potenciale një nidhmesë ndaj BE-së të realizoj largimin nga energjia ruse?

“Ukraina duhet të rindërtohet jo nga mëshira, por nga interesi praktik i biznesit,” tha për POLITICO Oleksiy Chernyshov, CEO i prodhuesit shtetëror të naftës dhe gazit Naftogaz.

Kjo për shkak se Ukraina synon të eklipsojë Rusinë si një furnizues i gazit natyror, duke rritur gjithashtu eksportet e saj të energjisë elektrike në BE.

“Ukraina për nga rezervat dhe burimet e gazit natyror zë vendin e dytë ose të tretë në Evropë,” tha Chernyshov. “Ne duhet të praktik dhe të fillojmë të mbështesim botën e jashtme, përkatësisht BE-në, me më shumë prodhim të gazit natyror në vitet e ardhshme.

Pavarësisht luftës, Rusia vazhdon të përdorë rrjetin e madh të tubacioneve të Ukrainës për të dërguar gaz tek disa klient të saj – kryesisht tek Sllovakia dhe, në një masë më të vogël, Moldavia. Sipas kushteve të një marrëveshjeje tranziti, Ukraina fiton $7 miliardë në vit nga marrëveshja dhe Kremlini thuhet se është i hapur për ta rinovuar atë kur të skadojë vitin e ardhshëm.

Chernyshov tha se vendimi nëse marrëveshja e tranzitit të gazit do të zgjatet varet nga ato vende që ende varen nga Moska, por ai tha se Naftogaz synon përfundimisht të “zëvendësojë gazin që aktualisht rrjedh nga Rusia në BE përmes Ukrainës me gaz ukrainas”.

Ndërsa vendi ka rezerva prej më shumë se një trilion m3 gaz natyror, pjesa më e madhe e tij është në lindje, nën pushtimin rus ose afër vijës së frontit.

Chernyshov pranoi se shfrytëzimi i gazit të Ukrainës mund të jetë i vështirë dhe Kievi nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë plotësisht eksportet e gazit të Moskës. Plani, tha ai, është të sigurohet se ka furnizim të mjaftueshëm për të përmbushur përkohësisht nevojat e BE-së ndërsa ajo kalon në energjinë e gjelbër. Pasi të përfundojë lufta dhe Ukraina të fillojë të rindërtohet, ka të ngjarë të kthehet në energjitë e gjelbra si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, duke pasur më shumë sasi të gazit për eksport.

“Ne llogarisim uljen e konsumit të gazit të BE-së dhe, strategjikisht, Ukraina në të ardhmen do të eksportojë jo vetëm gaz natyror, por edhe hidrogjen dhe biometan,” shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, centrali parë e biometanit në Ukrainë u lidh me rrjetin e gazit. Në shkurt, Kievi nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me BE-në për të eksportuar gaze të dekarbonizuara – që shihet si një zëvendësim për gazin fosil.

Kievi është gjithashtu optimist për furnizimin me energji elektrike për fqinjët e tij, diçka që filloi të bëjë përsëri muajin e kaluar pas një ndërprerjeje gjashtëmujore të shkaktuar nga sulmet e Rusisë në infrastrukturën e saj energjetike.

“Kur Ukraina të çlirojë jugun dhe të fitojë kontrollin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, bilanci i energjisë elektrike në Ukrainë do të jetë shumë pozitiv. Nëse rikuperojmë të gjithë prodhimin e energjisë në Ukrainë, ne do të jemi menjëherë një eksportues i rëndësishëm – banka e energjisë elektrike e Evropës,” tha CEO i Naftogaz.

//POLITICO