Search

Më 27 qershor është afati i fundit për dorëzimin e komenteve për strategjinë e energjisë

07 Qershor, 2022


Afati i fundit për dorëzimin e komenteve për draft strategjinë kombëtare të energjisë është 27 qershor, ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë.

“Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit publik është 15 ditë pune nga momenti i publikimit përkatësisht deri me datë 27 qershor 2022, në orën 16:00”, thuhet në dokumentin e konsultimit paraprak dhe public të draft strategjisë së energjisë të Republikës së Kosovës, të publikuar nga Ministria e Ekonomisë bashkë me strategjinë.

Ndryshe, pak orë më parë Ministria e Ekonomisë ka publikuar draft strategjinë kombëtare të energjisë për vitet 2022-2031.

“Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031 është një dokument themelor i cili përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë gjatë 10 viteve të ardhshme. Strategjia e Energjisë pasqyron nevojën për zhvillime të shpejta e bindëse të sektorit të energjisë, siç parashihet në vizionin e Kosovës dhe në përputhje me qëllimet e BE-së”, është thënë nga Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë publikon draft strategjinë kombëtare të energjisë, hap procedurën e konsultimit publik

Lexo më shumë

Ministria e Ekonomisë ka thënë se i vlerëson shumë konsultimet me palët e interest rreth strategjisë.

“Roli i palëve të interesit dhe i publikut të gjerë në çështjen të cilën i adreson Strategjia e Energjisë është shumë domethënës për sektorin e energjisë si institucion sponzorizues. Prandaj, kontributi juaj me shkrim do të jetë shumë domethënës dhe përmbajtjesor”, thuhet në dokumentin e publikuar.

Të gjitha komentet dhe kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën [email protected] me titull: Kontribut ndaj procesit të konsultimit publik për Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031.