Search

Mbretëria e Bashkuar riaktivizon një termocentral qymyri për shkak të rritjes së çmimit të gazit

07 Shtator, 2021


Mbretëria e Bashkuar ka ndezur një termocentral të vjetër me qymyr për të plotësuar nevojat e saj për energji elektrike, është bërë e ditur nga raportimet e BBC.

Moti i ngrohtë, ende vjeshtor ka bërë që parqet e erës me erë të mos kenë prodhuar aq shumë energji sa normalisht, ndërsa çmimet e larta e kanë bërë shumë të kushtueshme e jo të favorshme të mbështetesh në gaz.

Operatori i Rrjetit Kombëtar Elektrike në Britani ka kërkuar riaktivizimin e termocentralit për të mbuluar kërkesën

Operatori i sistemit të energjisë elektrike së Britansië, Rrjeti Kombëtar ESO, ka konfirmuar se thëngjilli ishte duke furnizuar vetëm 3% të kërkesës kombëatre të energjisë.

Mirëpo, BBC ka raportuar se ESO ka kërkuar nga gjigandi i energjisë EDF që të ndez sërish termocentralin e thëngjillit Ëest Burton A, termocentral ky që ishte vënë kategori ‘standby’ apo gatishmërie në rast të nevojës për riaktivizim.

Një zëdhënës i Rrjetit Kombëtar ESO ka bërë të ditur se kishte pasur një periudhë tre-ditore pa qymyr në mes të gushtit.

Mirëpo, vendi ka është mbështetur çdo ditë në burimin e fosil për gjenerim të energjisë që nga ajo kohë.

Në pesë vjet Britania e Madhe ka arritur të ulë pjesëmarrjen e qymyrit në miksin energjetik nga 25% në 1.6%

Vitin e kaluar, thëngjilli kishte kontribuar vetëm 1.6% në miksin e energjisë elektrike të vendit, që përbënte një rënie të theksueshme nga 25% vetëm pesë vite më parë.

Si qeveria ashtua edhe Rrjeti Kombëtar ESO janë zotuar për largimin e plotë të thëngjillit për gjenerim të energjisë elektrike deri në vitin 2024, në përpjekje për të ulur emetimet e karbonit.

Sidoqoftë, thëngjilli aktualisht ende përdoret kur ka vlerë më të mirë se sa gazi.

Në këtë mënyrë, me çmimet e gazit duke arritur nivele rekord këtë verë, sasi edhe më të mëdha të thëngjillit janë djegur për të plotësuar kërkesën.

Përgjatë gjithë Evropës, mungesa dhe kërkesa në rritje nga Azia ka bërë që kostoja e gazit të rritet dhe të arrijë nivele rekord, sipas Reuters, përcjell BBC.

Një fillim i ftohtë i vitit ka nënkuptuar që vendet përgjatë kontinentit janë zhytur në rezervat e tyre të gazit, që normalisht do të rimbusheshin në muajt e verës kur kërkesa përkon të jetë më e ulët.

Mirëpo, një numër i papritur i ndërprerjeve në furnizim, së bashku me një rikthim ekonomik teksa vendet po rihapen nga masat e Covid-19, kanë krijuar një mungesë të gazit.

Një zëdhënës i Rrjetit Kombëtar kishte thënë se “Në balansimin e rrjetit elektrik, ne marrim veprime në renditjen ekonomike dhe jo në bazën e llojit të gjenerimit.

“Varësisht në kushtet e sistemit, disa burime të energjisë mund të jenë më të mira në plotësimin e kërkesave për balansim se sa tjerat – kështu që do të kërkohet zgjidhja më me kosto efektive për të siguruar funksionimin e sigurt dhe të besueshëm të sistemit. ”

Në anën tjetër, Shoqata e Industrisë Bërthamore ka theksuar se vendimi për të ndezur sërish një termocentral të thëngjillit nënvizon nevojën urgjente për termocentrale të reja nukleare.

“Në rastin e kundërt ne do të vazhdojmë të djegim thëngjill si një kthim mbrapa dhe shumë larg ambicieve tona neto zero, tha shefi ekzekutiv i trupit tregtar, Tom Greatrex, në një deklaratë.

 

Contour Global tërhiqet nga padia, Qeveria Kurti fsheh marrëveshjen

Lexo më shumë