Search

Maqedonia e Veriut zgjat afatin për largimin e qymyrit në 2030

01 Shkurt, 2022


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoni të Veriut, Naser Nuredini ka thënë se vendi i tij do të mbyllë dy termocentralet me qymyr deri më 2030, përkundër që qeveria më herët ishte dakorduar të bëjë këtë në vitin 2027.

Gjatë këtij muaji, ndërmarrja shtetërore energjetike në Maqedoni të Veriut, ESM ka marrë nën kontroll përkohësisht ngrohtoren në Shkup, pasi operatorët po ballafaqoheshin me rritje të çmimit të gazit në tregje ndërkombëtare dhe nuk e kishin të mundur të rrisnin çmimin për konsumatorët fundorë, pasi çmimet ishin rregulluar nga autoritetet.

Maqedonia e veriut ka shpallur gjendje të jashtzakonshme të krizës energjetike në nëntor, dhe ka filluar procedurat për blerje të rezervave të qymyrit për termocentralet në Manastir dhe Oslomej, dhe të naftës për termocentralin në Negotino.

Furnizimi me rrymë varet nga termocentralet në Manastir dhe Oslomej

Të gjithë në Maqedoni të Veriut janë të vetdijshëm se dy termocentralet me qymyr në këtë vend mbulojnë rreth 65% të nevojave të qytetarëve për energji elektrike, ka thënë ministry Nuredini.

Ai ka premtuar përkrahjen e qeverisë për ndërtimin e dy projekteve solare në hapësirat e termocentraleve, që sipas afatit të ri të përcaktuar, pritet të mbyllen më 2030.

Ministri ka thënë se përmes investimeve në energji të ripërtëritshme dhe mbylljes së dy termocentraleve më 2030, Maqedonia e Veriut do të zgjidhe problemin e ajrit të ndotur.