Search

Maqedonia e Veriut: Energjia elektrike do të shtrenjtohet për 9.48%

31 Dhjetor, 2021


Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, në konferencën e sotme deklaroi se vendimi i sotëm për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është vendimi më i vështir që nga themelimi i KRRE-së.

“Siç e dini kompanitë, kur parashtruan kërkesë deri tek KRRE, duke pasë parasysh edhe çmimin e EMV-së që rritje që kërkohej ishte rreth 38%. Ne me vendimin tonë arritëm që kompanitë mos të na bëjnë presion të madh ndaj çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe të mos shkaktojmë çmime shokante, më shumë se 100 milion euro. Përfundimisht me këtë vendim, çmimi i energjisë elektrike për amviseritë rritet për 9.48%. Rritja reale do të ishte shumë më e madhe, por arritëm të shkurtojmë shumë harxhime dhe në mënyrë shtesë Qeveria mori për obligim të ju ndihmoj kompanive shtetërore”, ka thënë Bislimovski.

Poashtu KRRE solli vendim për ndryshimin e sistemit tarifor dhe nga 1 janari hiqet tarifa e lirë ditore.

Tarifa e lirë gjatë natës dhe të dielën mbetet dhe asnjëherë nuk kanë qenë në pyetje. Vetëm për informacion, përshkak të rritjes së importit gjatë periudhës kur vlente tarifa e lirë, në nivel ditor, duke pasur parasysh çmimet ekstremisht të larta, ky import na kushton 100 000 euro.

//SHENJA