Search

Mali i Zi do të propozojë braktisjen e skemave të përkrahjes për burime të ripërtëritshme

26 Korrik, 2021


Ministria e Investimeve Kapitale do ti propozojë qeverisë së Malit të Zi të braktisë subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, ka thënë Ministri malazes për Investime Kapitale, Mladen Bojanic.

Ai ka thënë se sipas raportit të Ministrisë, tashmë të miratuar nga Qeveria e Malit të Zi, pjesëmarrja e energjisë së ripërtëritshme në konsumin final në Mal të Zi ishte 39.75% në vitin 2018 dhe 38.69% në vitin 2019, që është dukshëm më e lartë se caqet e përcaktuara paraprakisht.

Në fund të vitit 2020, Mali i Zi kishte 28 hidrocentrale të vogla, dy parqe të erës dhe pesë projekte solare.

Sipas të dhënave të operatorit të tregut të energjisë në Mal të Zi, vetëm vitin e kaluar këta prodhues kanë pranuar subvencione prej 19.42 milion eurosh.

Nga maji i vitit 2014, kur edhe ishin prezantuar skemat e përkrahjes, e deri në vitin 2020, prodhuesit janë paguar me 52.25 milion euro.