Search

Mali i Zi do të përcaktojë datën për largimin e qymyrit në planin kombëtar për energji dhe klimë

05 Maj, 2021


Mali i Zi është duke përgatitur strategji të re të energjisë për të prioritizuar zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme për të mundësuar neutralitetin ndaj klimës.

Përvec strategjisë së re energjetike, Mali i Zi ka konfirmuar se është duke zhvilluar strategjinë kombëtare për energji dhe klimë (NECP-në), e cila edhe do të përcaktojë afatin e fundit për largimin e përdorimit të qymyrit në Malin e Zi.

Kryeministri malazez Krivokapic ka thënë se Qeveria e tij është e përkushtuar në zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme, pasi beson se ato paraqesin gur themel të zhvillimit në të ardhmën.

Mali i Zi shpreson të shmangë mbylljen e termocentralit Pljevlja

Lexo më shumë

Si vend kandidat në Bashkimin Evropian, Mali i Zi ka pranuar të harmonizojë operimin e sektorit të energjisë me politikat e BE-së për zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit.

Strategjia e re që është duke u zhvilluar do të prioritizojë zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme për të zvogëluar emetimet në zero, ka thënë Kryeministri Krivokapic gjatë mbledhjes së parlamentit në Mal të Zi.

Për momentin, mbyllja e paralajmëruar e termocentralit me qymyr në Pljevlja të Malit të Zi do të ndikojë në rritjen e importeve të energjisë elektrike dhe në rritjen e cmimeve për 20 – 25 për qind, rënien e BPV të vendit si dhe zvogëlimin e të ardhurave buxhetore.

Andaj, Malit të Zi i duhet të vendosë për zëvendësimin e 225 megavat kapaciteteve të termocentralit Pljevlja, që është çelësi i stablitetit energjetik të gjithë sistemit elektro-energjetik në Mal të Zi, si dhe ndër emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit, ka thënë Krivokapic.

Kopac: BE nuk do të lejojë vazhdimin e operimit të termocentralit Pljevlja në Mal të Zi

Lexo më shumë

Krivokapic nuk ka dhënë data për largimin e qymyrit, ai ka thënë se nuk dëshiron të bëjë premtime para se të bëhen të gjitha analizat dhe studimet.

Krivokapic ka thënë edhe se ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike pritet të ndodhë së shpejti, duke përfshirë hidrocentralin Komarnica, projektin solar në Brisk agora dhe projektet e erës në Gvozd dhe Brajici, ndërsa tenderi për projektin solar në Velje brdo është duke u përgatitur.