Search

Mali i Zi shpreson të shmangë mbylljen e termocentralit Pljevlja

29 Janar, 2021


Mali i Zi planifikon të fillojë diskutimet me Komunitetin e Energjisë për të shmangur mbylljen e termocentralit Pljevlja, ka konfirmuar Ministri i Investimeve Mladen Bojanic.

‘Termocentrali nuk do të mbyllet. Gjasat janë shumë të vogla që kjo të ndodhë pasi që sic duket, ne do të bëjmë dicka në këtë drejtim, ne do të fillojmë diskutimet. Do të gjejmë arrijmë në ndonjë kompromis ose marrëveshje’, tha Ministri në një video të postuar në uebfaqen e transmetuesit publik RTCG.

Në korrik, Komuniteti i Energjisë tha se Mali i Zi mund të jetë i detyruar të mbyllë termocentralin në Pljevlja në fund të vitit 2020, pasi termocentrali ka tejkaluar orët e lejuara të operimit, të përcaktuara me Direktivën për Impiante të Mëdha të Djegies.

Mali i Zi mund të detyrohet të mbyllë termocentralin me qymyr ‘Pljevlja’ në fillim të vitit 2021

Lexo më shumë

Kjo direktivë kufizon edhe nivelet e dyoksidit të squurit, oksideve të azotit dhe emetimet e pluhurit nga termocentralet ekzistuese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Termocentrali në Pljevlja ka operuar për 14,812 orë nga 20,000 sa janë të lejuara. Duke u bazuar në mesatarën vjetore të orëve nën operim, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kishte deklaruar se në nëntor të vitit 2020, ky termocentral do të përfundonte orët e lejuara të operimit.

Përmes Monitoruesit të Tranzicionit të Energjisë, Komuniteti i Energjisë do të monitorojë në vazhdimësi përpjekjet e qeverive, investitorëve, pjesëmarrësve të tregut dhe qytetarëve në rrugën drejt tranzicionit të energjisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Termocentrali ‘Pljevlja’

Termocentrali në Pljevlja është i vetmi termocentral me qymyr në territorin e Malit të Zi. Termocentrali me kapacitet të instaluar prej 210 megavatësh ka filluar operimin në vitin 1982 dhe për momentin mbulon një të tretën e kërkesës për energji elektrike në Mal të Zi.

Për shumë gjatë, Mali i Zi ka planifikuar të ndërtojë njësinë e dytë të termocentralit. Vlera e paraparë e investimeve ishte vlerësuar të jetë 366 milion euro.

Tri kompani ishin përzgjedhur në listën e ngushtë për ndërtimin e njësisë së dytë, duke përfshirë CMEC nga Kina, China Hubei Electric Power Survey & Design Institute dhe Skoda Praha.

Në janar të vitit 2018, gati një vit pas tërheqjes së Czech Export Bank nga financimi i projektit, kompania e përzgjedhur – Skoda Praha, kishte dështuar të siguronte mjetet financiare për ndërtimin e njësisë së dytë.

Përfundimisht, në shtator të vitit 2019 qeveria e Malit të Zi kishte anuluar ndërtimin e njësisë së re, dhe kishe fokusuar përpjekjet në rindërtimin e njësisë ekzistuese.