Search

Kopac: BE nuk do të lejojë vazhdimin e operimit të termocentralit Pljevlja në Mal të Zi

15 Shkurt, 2021


Ndërsa termocentrali i vetëm me thëngjill në Mal të Zi, Pljevlja, ka vazhduar operimin edhe pas tejkalimit të 20,000 orëve të lejuara të operimit në fazën e fundit të jetëgjatësisë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka paralajmëruar se mund të fillojë procedurat e shkeljes.

Kështu a thënë Drejtori i Sekretariatit, Janez Kopac, gjatë një mbledhjeje, si dhe theksoi se ai nuk beson që BE do të lejojë Malin e Zi të zgjatë jetëgjatësinë e këtij termocentrali.

Termocentrali Pljelvlja ka tejkaluar 20,000 orët e lejuara të operimit në tetor, ndërsa mbyllja e tij është ndër temat kryesore të Malit të Zi kohëve të fundit.

Mali i Zi mund të detyrohet të mbyllë termocentralin me qymyr ‘Pljevlja’ në fillim të vitit 2021

Lexo më shumë

Në takimin online me anëtarët e Komitetit të Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit të Malit të Zi, Kopac ka paralajmëruar se Sekretariati është tani i obliguar të fillojë procedurat ligjore.

Qeveria e Malit të Zi ka thënë se ka filluar negociatat për të mundësuar shtyerjen e afatit për mbylljen e termocentralit të vetëm me qymyr në Mal të Zi.

Kopac tha se shtyerja e afatit të mbylljes mund të jetë e mundshme në teori, por është më shumë se e pamundshme në praktikë, ndërsa Bashkimi Evropian ka përshpejtuar aktivitetet e dekarbonizimit dhe largimit të qymyrit.

Mali i Zi shpreson të shmangë mbylljen e termocentralit Pljevlja

Lexo më shumë

‘Unë dyshoj se Këshilli Evropian do të autorizojë ose edhe lejojë shtyerjen e afatit të mbylljes së termocentralit Pljevlja në Mal të Zi’, tha Kopac ndërsa po prezantonte progresin e këtij vendi në zbatimin e rregulloreve.

Qeveria e Malit të Zi duhet të raportojë për termocentralin në muajin mars në Agjencinë Evropiane të Mjedisit, dhe sipas këtij raportimi, operimi i termocentralit nuk do të jetë në pajtim me direktivat e BE-së, ka paralajmëruar Kopac.