Search

Lumi Vjosa do te shpallet Park Kombëtar

14 Qershor, 2022


Ministria e Turizmit dhe organizata amerikane “Patagonia” kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit.

Në këtë Memorandum zotohen se do të punojnë së bashku për rritjen e shkallës së mbrojtes së lumit Vjosa dhe dëgëzimeve me statusin “Park Kombëtar”. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë.

Fushata ndërkombëtare për shpalljen Vjosës “Park Kombëtar” ka hyrë në një fazë të re, pas vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me organizatën amerikane “Patagonia” me qëllim rritjen e shkallës së mbrojtjes së lumit të Vjosës.

Në janar, Vjosa mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura, ndërsa tanimë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia zotohen se do të punojnë së bashku me qëllim arritjen e shkallës më të lartë të mbrojtjes.

Ky konsiderohet një hap i madh i shumëdëshiruar nga aktivistët në gjithë botën, për krijimin e Parkut të parë Kombëtar për një lumë të egër në Europë.

Në ceremoninë dedikuar nisjes së këtij bashkëpunimi, ishin pjesëmarrës kryeministri Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, CEO i Patagonia Ryan Gellert, organizata që bëjnë pjesë në koalicionin europian “Save the Blue Heart of Europe” si Riverwatch, EuroNatur, EcoAlbania, të ftuar nga trupi diplomatik, donatorë dhe ekspertë mjedisorë.