Search

Këta janë kandidatët e përzgjedhur për intervistë për pozitën e kryesuesit të bordit të ZRRE

27 Maj, 2021


Pas shqyrtimit të aplikacioneve, Komisioni Rekomandues ad hoc për procesin e përzgjedhjes së kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka përzgjedhur listën e ngushtë të kandidatëve.

Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur kanë përmbushur kushtet e konkursit dhe kalojnë në fazën e intervistimit.

Në listën e ngushtë të kandidatëve për pozitën e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë:

  • Armend Ymeri
  • Astrit Saraqini
  • Vehbi Sofiu
  • Ymer Fejzullahu
  • Luan Morina
  • Lutfije Dervishi
  • Fadil Ismajli
  • Edmond Nulleshi
  • Kujtim Hoxha

Në dokumentin e publikuar thuhet se palët që nuk janë të përfshira në listën e ngushtë gjatë procesit të rekrutimit, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë brenda 30 ditëve nga data e publikimit të listës.

Ministria e Ekonomisë shpallë konkurs për kryesuesin dhe anëtarët e bordit të ZRRE

Lexo më shumë