Search

Kurti: Pjesët e ‘Kosova A’ do të dekomisionohen, investimet në ‘Kosova B’ do të bëhen duke mos rrezikuar furnizimin gjatë tranzicionit

May 17, 2021


Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme ku është biseduar rreth Programit të Qeverise (2021-2025). Gjatë seancës, kryeministri, Albin Kurti, dhe deputët tjetër prezent në seancë, mes tjerash, kanë diskutuar edhe rreth pikave që kanë prekur sektorin e energjisë.

Në fjalimin e tij ku sqaroi përmbajtjen, pritshmëritë, po edhe zhvillimet potenciale që rrjedhin nga Programi i Qeverisë 2021-2025, Kryeminstri Albin Kurti, natyrisht se foli edhe për planet për sektorin e energjisë.

Kryeministri Kurti deklaroi se, siç ishte përmendur edhe në program, disa pjesë të termocentralit ‘Kosova A’ do të dekomisionohen.

Ndërkaq, për termocentralin ‘Kosova B’, Kurti tha se investimet do të bëhen në atë mënyrë që të mos ‘rrezikohet’ siguria e furnizimit me energji gjatë tranzicionit energjetik.

Kurti: Rritja e prodhimit kërkon energji të qëndrueshme dhe të pandërprerë, ndotja nga linjiti doreduktohet me teknologji të re

“Do të investojmë në ekonomi që do të hapë vende të reja të punës. Unë besoj se reforma ekonomike duhet ta zgjeroj klasën e mesme. Të nxisë rritjen ekonomike, dhe të siguroj jetesë të dinjitetshme për të gjithë. Për të dalur nga një sistem ekonomik i orientuar në import, dhe i varur nga punësimi publik, duhet të invesojmë në edukim, trajnim, teknologji, energji dhe infrastrukturë të cilat krijojnë vende të reja të punës dhe nxisin prodhimtari”, tha Kurti.

“Rritja e prodhimit kërkon energji të qëndrueshme dhe të pandërprerë e cila e ndjek hovin e zhvillimit ekonomik. Pjesët e termocentralit ‘Kosova A’ do të dekomisionohen, kurse investimet në termocentrali ‘Kosova B’ do të bëhen asisoj që të mos rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike gjatë tranzicionit”, tha Kurti.

‘Ndotja që prodhohet nga përdorimi i linjitit mund të reduktohet me teknologji të re, e cila na lejon të përmbushim kërkesat e energjisë gjersa gradualisht diversifikojmë burimet e energjisë, rrisim efiçensën dhe shtojmë energjinë e ripërtërishme’, tha Kryeministri Kurti ndër të tjera.

A po heqë dorë qeveria nga projekti i termocentralit Kosova e Re?

Lexo më shumë

Tutje, Kurti vuri theks në unitetin që duhet të treguar karshi çështjeve dhe sfidave të politikës ndërkombëtare, theks këtu dialogut me Serbi.

Mirëpo, ai pohoj se ‘debat shterrues’ duhet bërë për tema për zhvillim të vendit me karakter afatgjatë e që konsideron edhe prosperitetin e gjeneratave të reja, e këtu ai ritheksoj politikat energjetike si një ndër to.

“Por më lejoni ta përsërisë edhe një herë. Karshi Serbisë duhet të jemi të bashkuar në parim dhe qëndrim. Tema tjera, për të cilat kërkojnë debat shterrues drejt koncezusit, janë; reforma në arsim, siguria nacionale dhe mbrojtja, fondi për sigurimet shëndetësore, dhe politika energjetike. Këto janë reforma të cilat prekin gjeneratat që viejnë dhe duhet të ndërtojm koncesus në mënyrë që veprimet të jenë afatgjata sepse vetëm një konsistencë në veprime mund të jep frytet e nevojshme të qëndrueshme”, tha ndër të tjera Kurti.

Mimoza Kusari-Lila: Nuk kemi diskutuar asnjëherë këtu në Kuvend se e kemi obligim planin kombëtar për energji dhe klimë

Për më tepër, kryesusja e gurpit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kritikoj mungesën e përmendjes dhe diskutimit të strategjisë aktualte të energjisë (2017-2026) në lidhje me problemet dhe çështjet që kuvendi është përpjekur të adresoj këto vitet e fundit.

Mirëpo, mbi të gjitha ajo theksoj mungesën e fokusit apo siç e ceku Kusari-Lila “nuk kemi diskutuar asnjëherë këtu në Kuvend” për obligimin që ka vendi për të hartuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (NECP), plan të cilin qeveria aktuale e ka paraparë në programin e tyre qeverisës të aprovuar rishtazi.

Malsiu: Plani i Kosovës për energji dhe klimë pranë përfundimit

Lexo më shumë

“Në aspektin e energjisë kemi dëgjuar shumë komente gjatë këtyre ditëve. Ky kuvend ka miratuar një strategji që daton nga 2017 dhe ka afat 2017-2026. Natyrisht, strategjia e cila është aktualisht dokument valid, apo të paktën duhej të ishte, nuk është përmendur asnjëherë kur është filluar të diskutohet për kompenentet e kësaj strategjie”, tha Kusari-Lila.

“Nuk është përmendur dhe diskutuar strategjia e energjisë kur është diskutuar për Ujmanin, nuk është rishikuar dhe nuk është trajtuar ndalimi i vazhdimit të projektit të termocentralit të ri, e mbi të gjitha nuk kemi diskutuar asnjëherë këtu në Kuvend se e kemi obligim planin kombëtar për energji dhe klimë, pasiqë ai plan duhet të reflektojë edhe në strategji të energjisë. Kjo qeveri në planin e saj e parasheh këtë”, tha ndër të tjera Kusari – Lila.