Search

Kryeministri Kurti flet për strategjinë e re kombëtare të energjisë 2022-2031

18 Nëntor, 2021


Sot, në objektin e Qeverisë është takuar grupi punues për hartimin e strategjisë për energji 2022 – 2031.

Në mesin e tyre e në krye të takimit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kurti e hapi ngjarjen me një fjalim ku nënvizoi se çfarë sektori i energjisë synohet në Kosovë me anë Strategjisë së ardhshme Kombëtare të Energjisë 2022-2031.

Albin Kurit: Gjatë 20 viteve të fundit, sektori i energjisë në vend nuk ka pasur pothuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve që është bazuar në studime

Kryeministri Kurti e nisi fjalën e tij duke nënvizuar se strategjia e ardhshme energjetike padyshim do të jetë e ndryshme nga strategjitë e mëparshme energjetike.

Sipas Kurtit, Strategjia e re Kombëtare 2022-2031 do të bazohet në të dhëna dhe do të përpilohet nga ekspertë.

“Gjatë 20 viteve të fundit, sektori i energjisë në vend nuk ka pasur pothuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve që është bazuar në studime, analiza shumë dimensionale e të dhëna faktike”, është shprehur fillimisht kryeministri i vendit.

“Ne duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amviseritë ashtu edhe për bizneset, në mënyrë që të kemi një jetë normale për qytetarët si konsumatorë, sidhe zhvillim ekonomik industrial e punësim në vend”, tha Kurti.

“Strategjia e energjisë 2022-2031 është strategjia e parë e energjisë në Kosovë e cila përpos që do të bazohet në të dhëna, dhe do të përpilohet nga ana e ekspertëve, është duke u hartuar përmes proceseve demokratike e transparente”, ka theksuar Kurti.

Kurti: Skema mbështetëse konkurruese për projekte të BRE, skema mbështetëse për instalimin e paneleve solare në cati

Kryeministri Kurti vazhdoi duke renditur objektivat kryesore dhe ambicioze sipas tij drejt dekarbonizimit të sektorit energjetik të Kosovës.

Kurti përmendi skemat konkurruese të mbështetjes për projektet e BRE-ve, ankandet, të cilat do të sigurojnë çmimin më kost efektiv për qytetarët e Kosovës në mbështetjen e zhvillimit të projekteve të energjisë së rinovueshme.

“Strategjia jonë e energjisë do të ketë objektiva mjaft ambicioze drejt energjisë së pastër dhe drejt karbonizimit”, tha ai.

“Skemat mbështetëse konkurruese janë vetëm një shembull i mjeteve që do të na ndihmojmë të ulim çmimet për zhvillimin e energjisë së pastër, kjo është e rëndësishme sepse strategjia gjithashtu duhet të siguroj që energjia elektrike do të jetë e qasshme dhe e përballueshme për qytetarët tanë, e veçanërisht konsumatorët e cenueshëm të cilët do të mbështeten nga qeveria”, theksoi Kurti.

Gjithashtu, ai përmendi se theks i veçantë do t’i kushtohet familjeve me të ardhura të ulëta ose të mesme, në mënyrë që të ju lehtësohet implementimi i paneleve solare në çati për të siguruar kursim të energjisë.

“Andaj, do të krijojmë mekanizma mbështetës për familjet me të ardhura të ulëta, apo të mesme, të cilat do të përfshijnë programe sikurse shfrytëzimi i paneleve solare në cati për kursime, adaptimi i masave të efiçensës të energjisë, e të tjera, për t’u siguruar se tranzicioni do të jetë i drejtë për të gjithë”, tha ai.

Kryeminsitri Kurti: Është e qartë për qeverinë tonë se tranzicioni energjetik varet shumë nga aftësia jonë për të tërhequr investitorë

Ndoshta një nga problematikat kryesore dhe më të theksuara me tranzicionin energjetik është elementi financiar.

Prandaj, kryeministri i Kosovës deklaroi se hapat e ardhshëm do të përfshijnë përmirësimin e aftësisë së Kosovës për të tërhequr investitorë, të cilët zhvillojnë kapacitete të reja energjetike dhe në fund i shtojnë sigurinë e furnizimit.

“Është e qartë për qeverinë tonë se tranzicioni energjetik varet shumë nga aftësia jonë për të tërhequr investitorë, që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike të cilat ofrojnë siguri të furnizimit”, tha ai.

“E para – ne planifikojmë të vendosim një kuadër ligjor dhe rregullatorë që do të lehtësojë tranzicionin e drejtë të energjisë. Promovimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Efikasiteti i energjisë, dhe integrimi në tregje rajonale përfaqësojnë shtyllat kryesore të kornizës”, theksoi Kurti.

“Dhe dy, ne do të fillojmë të përgadisim sistemet tona të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, për të integruar më shumë kapacitete të energjisë së ripërtëritshme, me fokus të veçant në atë diellore dhe të erës”, sqaroi ai.

“Përmbushja e kërkesave ambicioze të dekarbonizimit është sfiduese, por gjithashtu paraqet një mundësi për Kosovën që të diversifikojë prodhimin e saj me energji të ripërtëritshme”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti.

Ministrja Rizvanolli: Konsumi i energjisë së gjelbër do të rritet në 30% deri në 2031

Lexo më shumë