Search

Kryeministri i Britanisë, Johnson, kërkon nga liderët e G7 që të krijojnë një plan “Marshall” për klimën

09 Qershor, 2021


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka këkruar nga grupi i vendeve G7 që të krijohet një plan “Marshall” për të adresuar ndryshimin klimatik, plan ky që do të ndihmonte vendet në zhvillim në përpjekjet e tyre për dekarbonizim të ekonomive të këtyre të fundit.

G7 është një klub informal i demokracive të pasura të përbërë nga Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Takimi i parë personal për gati dy vjet i drejtuesve të ekonomive më të zhvilluara do të zhvillohet në Cornëall të Anglisë jugperëndimore, teksa është bërë e ditur që fokusi kryesor ka të ngjajë të jetë rikuperimi nga pandemia COVID-19 dhe adresimi i ndryshimit klimatik.

Ndërkaq, Johnson kërkon nga antarët e G7 që të mbështesin projektet në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtërishme përgjatë regjioneve të Afrikës dhe Azisë.

Britanikja the Times e quan këtë iniciaitvë si një plan të ngjashëm me planin amerikan “Marshall”, që ndihmojë të ndërtojë ekonomitë e Evropës pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Mirëpo, duket se ministria e financave së Britanisë së Madhe është aktualisht është duke rezistuar për të siguruar të mira të reja financiare për planin, përpara rishikimit të shpenzimeve këtë vjeshtë, ka njoftuar The Times.

Koordinatorja për Zhvillim nga OKB në Ditën e Mjedisit: Nuk ka Planet B

Lexo më shumë

Emetimet e CO2 nga sektori i energjisë në SHBA kanë rënë për 11% në 2020

Lexo më shumë