Search

Koordinatorja për Zhvillim nga OKB në Ditën e Mjedisit: Nuk ka Planet B

07 Qershor, 2021


Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, organizatorët kanë organizuar një numër ngjarjesh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit me datën 05 Qershor.

Në kuadër të aktiviteteve, pati edhe fjalime të shkurtra nga persona me influencë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë dhe botë.

“Ne në të vërtetë kemi hyrë në një epokë të re kur kurrë më parë gjurma negative e njeriut në mjedis nuk ka qenë kaq e madhe”, tha Koordinatorja për Zhvillim nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Znj. Ulrika Richardson në fjalimin e saj në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.

Koordinatorja për Zhvillim e OKB theksoi se një kohë ishim ne, njerëzit, që duhej të përshtateshim me natyrën, ndërsa tash fatkeqësisht mund të thuhet e kundërta.

“Ne normalisht flasim për Planin A dhe Planin B, por nuk ka një Planet B”, theksoi Richardson.

Tutje, gjatë fjalimit të saj ajo bëri thirrje për qeverinë e Kosovës që të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të zhytet në tranzicionin që mundëson një model të progresit ekonomik social që është i qëndrueshëm.

“Agjenda e gjelbër e BE-së për Kosovën është një shembull se si Kosova mund të hyjë në një transformim të gjelbër për të kaluar në një model të përparimit ekonomik social që është i qëndrueshëm dhe që bëhet në harmoni me natyrën”, tha ajo.