Search

KOSTT shpall konkurs për dy vende të lira pune

24 Mars, 2023


Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, KOSTT, ka shpallur konkursin për dy vende të lira pune.

Për më shumë, KOSTT është në kërkim të një specialisti për çështje pronësore juridike dhe një tjetri për çështje ligjore/administrative dhe rregullative.

Konkursi publik mbetet i hapur nga data 24.03.2023 deri më 07.04.2023 ora 24:00.

KOSTT është kompani publike që mban rol shumë të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës. Në përmbushjen e objektivave dhe performancën e suksesshme të dëshmuar që nga themelimi i kompanisë, rol thelbësor kanë luajtur punonjësit.

KOSTT aktualisht numëron 341 punëtorë.

Filozofia e politikave të resurseve njerëzore në KOSTT bazohet në ruajtjen dhe tërheqjen e personelit kualitativ duke e mbajtur kompaninë kompetitive në treg dhe njëkohësisht duke treguar përkushtimin ndaj punonjësve.

Një nga objektivat strategjike të kompanisë është zhvillimi i punonjësve derisa vlerë kryesore e qasjes në punë është puna ekipore e cila zhvillohet me energji pozitive, përmes bashkëpunimit të ndërsjellët gjë që ka ndikuar në arritjen e objektivave të përcaktuara të kompanisë.

KOSTT është i përkushtuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të këndshëm për punë ku mirëqenia e punonjësve është në qendër të fokusit.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë për pozitat e hapura dhe mënyrat e aplikimit.