Search

Hapet thirrja për praktikante në sektorin e energjisë

02 Prill, 2024


Programi i Ri i Punës Praktike në Energji, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i realizuar përmes Aktivitetit për Energji të Qëndrueshme, tani është i hapur për pranimin e aplikacioneve.

Ky program synon të fuqizojë kapacitetin e institucioneve të vendit dhe për të mundësuar investimet në infrastrukturën e energjisë së ripërtëritshme për të ngritur qëndrueshmërinë financiare dhe mjedisore në energjinë e Kosovës.

Kandidati i suksesshëm do të angazhohet në punë praktike me pagesë që ofron mundësi të mirë për të përvetësuar shkathtësi kritike për llojet e punëve në dispozicion për sektorin në rritje të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Përveç detyrave të punës praktike, ju do të përfitoni trajnim të përgjithshëm për energjinë dhe mundësi për t’u angazhuar me kolegë dhe praktikantët tjerë, duke ua mundësuar që të krijoni një rrjet të kontakteve në sektorin e energjisë.

Nëse jeni student i vitit të fundit ose i sapodiplomuar, i interesuar që të fitoni përvojë praktike në sektorin e energjisë në Kosovë, atëherë ju inkurajojmë që të aplikoni për Programin e ri të Punës Praktike në Energji sot.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 14 PRILL 2024

Si mund të aplikojë për pozitën për punë praktike?

Për të aplikuar, dorëzoni dokumentet në vijim në [email protected]:

  • CV-në (për këshilla dhe mostra se çka duhet të përfshijë CV-ja juaj, shih https://
    www.jobscan.co/resume-writing-guide);
  • Letër motivuese (sqaroni në më pak se 400 fjalë pse dëshironi të jeni pjesë e sektorit të
    energjisë);
  • Diplomë universitare ose letrën e kon firmimit të regjistrimit nga universiteti tuaj; dhe
  • Kopjen e lejes së qëndrimit/letërnjoftimi.

Kriteret e aplikimit

Energjia e Re ofron mundësi të punës praktike me pagesë për studentët e vitit të fundit dhe të
sapodiplomuarit që i plotësojnë këto kritere:

  • Student në vitin e fundit në Bachelor ose Master ose i sapodiplomuar (brenda dy
    viteve të fundit) që nuk është i punësuar me orar të plotë;
  • Bartës i titullit Bachelor ose Master që ka diplomuar brenda dy viteve të kaluara dhe që
    aktualisht nuk është i punësuar me orar të plotë;
  • Njohuri të dëshmuar të anglishtes dhe shqipes dhe/ose serbishtes;
  • Interesim të dëshmuar në sektorin e energjisë/ dhe
    Dëshmi e vendbanimit në Kosovë.