Search

KOSTT ri-çertifikohet me tri standarde ndërkombëtare

13 Korrik, 2021


Në 15 vjetorin e themelimit, KOSTT është ri-çertifikuar me ISO standardet për menaxhim të cilësisë, sigurisë dhe shëndetit në punë dhe për mbrojtje të mjedisit.

‘Në vazhdimësi të përkushtimit për ngritjen e cilësisë dhe ekselencës së biznesit në përputhje me standarde ndërkombëtare, në 15 vjetorin e themelimit KOSTT u ri-çertifikua me ISO 9001:2015 – Standardi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 45001:2018 – Standardi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe
ISO 14001:2015 – Standardi i Mbrojtjes së Mjedisit’, ka shkruar KOSTT në komunikatën për media.

Këto certifikata të njohura dhe vlerësuara globalisht, të cilat vijnë pas një procesi rigoroz të verifikimeve dhe auditimit nga kompania ndërkombëtare certifikuese Royal Cert, e bëjnë KOSTT kompaninë e vetme publike në Kosovë të ri-certifikuar për të katërtën herë me tri ISO standarde ndërkombëtare të cilësisë.

“Ne jemi të përkushtuar që të operojmë dhe ofrojmë shërbime cilësore që i përmbushin plotësisht kërkesat ligjore dhe rregullatorë si dhe në vazhdimësi të zhvillojmë kujdesin ndaj punonjësve dhe shoqërisë. Gjithashtu, të qenurit konsistent në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve si dhe zbatimin e alternativave më të mira për reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e vazhdueshëm mjedisor, janë esenciale për një zhvillim të qëndrueshëm global”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani.

Përndryshe KOSTT ka filluar me certifikim për herë të parë me ISO standard ndërkombëtar që në vitin 2010.