Search

KOSTT do të ndërtoj nënstacionin 110/35/10(20)kV në Dragash

10 Gusht, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 4 minuta

KOSTT dhe Komuna e Dragashit kanë nënshkruar kontratë për shfrytëzimin e pronës për ndërtimin e një nënstacioni në Dragash.

KOSTT ka për të ndërtuar nënstacionin 110/35/10(20)kV Dragash, me bashkë-financim nga Banka Gjermane për Zhvillim -KfW.

KOSTT-i për të ndërtuar nënstacionin nënshkruar kontratë me Komunën e Dragashit për shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/10(20)kV dhe linjat transmetuese 110kV.

Me këtë rast Evetar Zeqiri, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT theksoi ‘’Duke konsideruar Rajonin e Dragashit si zonë me potencial të lartë të zhvillimit të turizmit malor dhe industrisë së lehtë, ndërtimi i nënstacionit të ri 110kV në vlerë prej afër €9.3 Milion i cili parashihet të përfundoj në vitin 2027, do të krijoj kushtet optimale për ngritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike duke reduktuar humbjet teknike në rrjet, do të bëhet shkarkimi i transformatorëve të fuqisë në NS Prizreni 1 për ngarkesën ekuivalente me konsumin e rajonit të Dragashit si dhe do të mundësoj integrimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në atë rajon’’, raporton Kosovo Energy.

Ky projekt është më se i mirëpritur në rrjetin e Kosovës. Tash e sa vite rrjeti i Dragashit përjeton ngritje të mëdha të tensionit gjatë kohës kur reshjet janë më të mëdha. Kjo vjen si pasoj e ngritjes së sasisë së prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet e kësaj zone. Tensioni në nivele më të larta nuk është dukuri e shpesh në Kosovë, mirëpo ndikon në pajisjet elektrike shtëpiake apo industrial dhe mund të shkaktoj dëmtimin apo dhe prishjen e tyre.

Efektet e kësaj dukurie vërehen në rrjetet e tensionit të mesëm dhe të ulët të cilat menaxhohen nga KEDS. Mirëpo, rritja e kapaciteteve në nivelin e transmetimit do të ndihmonte në një shpërndarje më të njëtratshme të energjisë që do të bënte që tensioni edhe gjatë kohës së prodhimit më të madh të energjisë të mbetet në nivelet optimale, transmeton Kosovo Energy.

KOSTT në një deklaratë ka njoftuar se në kuadër të pakos investive në bashkë financim me KfW gjithashtu parashihet investime edhe në komuna tjera si Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Therandë, Deçan dhe Fushë Kosovë.

Me ndërtimin e këtyre nënstacioneve, do të përmirësohet cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët e këtyre rajoneve, e cila njëherit është parakusht për zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik, thuhet në deklaratë.