Search

Kosova e dyta në botë për prodhimin e rrymës nga qymyri, në përqindje

07 Tetor, 2021


Statistika të reja të publikuara nga ‘Statista’ dhe të bazuara në të dhënat e Ember, e listojnë Kosovën në vendin e dytë në listën e vendeve që prodhojnë më së shumti rrymë nga qymyri, në përqindje, raporton Kosovo.Energy.

Për më shumë, sipas këtyre të dhënave, pjesëmarrja e qymyrit në vlerën e gjithmbarshme të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë arrinë në 94.9%. Në vendin e parë është Botswana, ku pjesëmarrja e qymyrit arrinë në 99.8%.

Ndryshe, përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike ka shënuar rënie në vitin 2020. Kjo rënie është përcjellur me një rritje masive në vitin 2021, apo pas pandemisë, kur edhe konsumi i energjisë elektrike është rritur jasht mase për shkak të rimëkëmbjeve ekonomike të vendeve, ndërsa vlerat e gazit është rritur dhe sasitë e këtij karburanti në treg janë pakësuar.

Sipas të dhënave, Kina konsumon më së shumti qymyr në baza vjetore, pasuar nga India, SHBA-të dhe Gjermania.

Të dhënat tregojnë se vetëm Kina konsumon 50.5% të vlerës së gjithmbarshme të qymyrit në botë, pasuar nga India me 11.3%, SHBA-të me 8.5% dhe Gjermania me 3.0%.