Search

Kina: Ndërprerjet e energjisë nuk do të shkaktojnë probleme me ngrohjen

14 Tetor, 2021


Zyrtarët në Kinë deklaruan se kanë përshpejtuar prodhimin e qymyrit për të përmbushur kërkesën në rritje të energjisë elektrike dhe se nuk do të ketë asnjë problem të ngrohjes në të gjithë vendin.

Zyrtarët në Kinë, ku i paraqiten ndërprerje të energjisë, njoftuan se njerëzit nuk do të kenë probleme me ngrohjen në muajt e dimrit që po afrohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), Cao Jinshin, i cili shërben si organizatë shtetërore e planifikimit në Kinë, tha se po kryhen studime për të rritur furnizimin me energji elektrike në vend.

Cao deklaroi se kanë përshpejtuar prodhimin e qymyrit për të përmbushur kërkesën në rritje të energjisë elektrike dhe se nuk do të ketë asnjë problem të ngrohjes në të gjithë vendin.

Duke theksuar se ata synojnë të rrisin prodhimin duke investuar në teknologji efikase që do të përdoren në prodhimin e energjisë elektrike, Cao tha se, “Si rezultat ne kemi kushtet, burimet dhe aftësinë për të siguruar furnizimin me ngrohje për dimër”.

Cao tha se pavarësisht rritjes së prodhimit të qymyrit, Kina gjithashtu do të përmbushë objektivat e saj për të zvogëluar emetimet e karbonit.

Në Kinë, ku 56 për qind e prodhimit të energjisë elektrike sigurohet nga termocentralet me qymyr, ka probleme në furnizimin me qymyr dhe prodhimin e energjisë elektrike për shkak të rritjes së çmimeve globale të qymyrit.

Ndërprerje në 20 nga 31 shtete dhe territore

Prodhuesit duhej të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike për shkak të humbjes së kostove të hyrjes, gjë që shkaktoi ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në muajin shtator në 20 nga 31 provinca dhe territore në mbarë Kinën.

Në shtetet verilindore, ku energjia elektrike furnizohet kryesisht nga termocentralet me qymyr, në shumë qytete ka ndërprerje të papritur të energjisë. Ndërprerja e energjisë elektrike shkaktoi probleme në prodhim për shumë fabrika dhe punëtori në shtetet jugore dhe lindore.

Për shkak të ndërprerjeve, kompanitë e mëdha globale si ‘Apple’ dhe ‘Tesla’, si dhe shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që luajnë një rol të rëndësishëm në zinxhirët global të prodhimit, u desh të ndalonin prodhimin.