Search

Këshilli Ministror vendos për rastin Tuzla 7

01 Dhjetor, 2021


Në mbledhjen që është mbajtur dje, Këshilli Ministror ka vendosur që Bosnja dhe Hercegovina ka shkelur detyrimet e saj sipas ligjit të Komunitetit të Energjisë në lidhje me projektin Tuzla 7.

Vendimi u bë i ditur nga njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Ministror dje në Beograd, ku prezent ishte edhe Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Ndërmarrja shtetërore energjetike e Bosnje dhe Hercegovinës, Elektroprivreda Bosne i Hercegovine, synon të ndërtoj një termcoentral të ri me thëngjill në Tuzla të financuar me një hua të Bankës Kineze të Eksport-Importit.

Federata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një garancion për të siguruar huan. Këshilli Kombëtar i Ndihmës Shtetërore vendosi që kushtet sipas të cilave është dhënë kjo garanci nuk përfshijnë ndihmë shtetërore. Traktati i Komunitetit të Energjisë përfshin një ndalim parimor të ndihmës shtetërore në nenin 18.

Pas një kërkese të arsyetuar nga Sekretariati dhe pasi dëgjoi Komitetin Këshillimor të tij të përbërë nga pesë avokatë të pavarur, Këshilli Ministror vendosi dje se vendimi i Këshillit të Ndihmës Shtetërore ishte në kundërshtim me nenin 18 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasi garancia nuk ishte lëshuar me kushte tregtare.

Verdikti i Këshillit Ministror përfundon një procedurë të gjatë që përfshiu bashkëpunim me Këshillin e Ndihmës Shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe një proces ndërmjetësimi. Bosnja dhe Hercegovina tani duhet të korrigjojë shkeljen.

“Vendimi i djeshëm është një pikë referimi për Komunitetin e Energjisë. Tani është e qartë se Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë duhet të zbatojnë të njëjtin nivel shqyrtimi si Bashkimi Evropian në verifikimin e mbështetjes direkte ose indirekte që u jepet sipërmarrjeve në sektorin e energjisë. Është po aq e qartë se institucionet e Komunitetit të Energjisë mund dhe do ta zbatojnë këtë detyrim me veprime kundërvajtëse.” thotë Dirk Buschle, Zëvendës Drejtor dhe Këshilltar Ligjor i Sekretariatit.

Bosnja dhe Hercegovina: EPBiH e gatshme të vazhdoj ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit Tuzla

Lexo më shumë

Presidenti Xi thotë se Kina nuk do të ndërtojë më termocentrale qymyri jashtë vendit

Lexo më shumë