Search

KEDS po investon rreth dy milionë euro në Deçan

08 Nëntor, 2023


KEDS po investon fuqishëm në komunën e Deçanit. Kompania ka në implementim e sipër 27 projekte anekënd kësaj komune. Pas realizimit të tyre, me rrjet të ri elektrik do të bëhen mbi 10 mijë banorë të asaj ane.Kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e deçanasve do të kenë shërbime më kualitative dhe siguri më të madhe të furnizimit. Pra, në Deçan, rrjeti elektroenergjetik modern po e zëvendëson të vjetrin.

Konkretisht, KEDS-i ka filluar realizimin e projekteve në fshatrat Ratishë, Irzniq, Prokolluk, Gllogjan, Shllup, Pobergj dhe Dranoc. Bëhet fjalë për projekte të tensionit të ulët, ku afër 80 kilometra të rrjetit elektrik do të jetë komplet i ri. Prej tyre, afër 6 km do të jetë rrjet nëntokësor i tensionit të ulët dhe të mesëm, ndërsa linjë ajrore e tensionit të mesëm dhe e atij të ulët do të jetë pjesa tjetër.

Aktualisht po realizohen punime për vendosjen e stabilimenteve elektrike, shtyllave të betonit, linjave elektrike dhe transformatorëve të rinj. Në kuadër të këtij projekt pritet të vendosen 1325 shtylla të betonit dhe 18 transformatorë të rinj.Ky projekt kapital, i cili kap shumën prej afër dy milionë eurosh, bën pjesë në kuadër të planit investiv të KEDS-it dhe pritet të përfundojë përgjatë periudhës 2024-2025.Parapërgatitjet po bëhen edhe për fillimin e punimeve në fshatrat e tjera të kësaj komune, si në Isniq, në Strellc të Epërm dhe në Strellc të Ulët. Projekti në këto fshatra fillon në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.