Search

KEDS njofton se rrjeti ka filluar të tejngarkohet qysh në tetor – Këtë muaj konsumi i energjisë elektrike është rritur me 18.5%

November 04, 2025


KEDS paralajmëron se ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin nivele rekord.

Operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS, ka njoftuar se ngareksa e rrjetit edhe këtë vit ka trend të fort të rritjes. Sipas KEDS, Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 18.5% në tetor në krahasim e vitin 2024.

“Gjatë gjithë këtij muaji, konsumi i energjisë elektrike ka qenë dukshëm më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri më 27 tetor, qytetarët në mbarë vendin kanë konsumuar 18.5% më shumë energji, sipas të dhënave nga matjet në rrjet.„ thuhet në njoftimin e KEDS:

Kërkesa më e lartë sesa kapacitetet e rrjetit po shkakton mbingarkesa, sidomos në orët e pikut. Prandaj, KEDS ka apeluar ndaj qytetarëve  për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi rrjet dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë.

Siç shihet në grafikën e mësipërme, kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh.

Kjo rritje i është atribuar kryesisht përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje.