Search

KEDS bënë thirrje për kujdes ndaj kabllove nëntoksore gjatë gërmimeve

29 Gusht, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 2 minuta

KEDS bën thirrje për të gjithë të cilët janë duke punuar dhe ndërtuar në Kosovë që të kenë kujdes ndaj linjave ajrore si dhe atyre nëntokësore.

“Për t’u siguruar nëse një zonë e caktuar ka ose jo kabllo nën tokë, ju lutem konsultohuni me zyrtarët tanë në sportelet e KEDS-it, në distriktin tuaj.”, thuhet në deklaratën e KEDS, raporton Kosovo Energy.

Në momentin kur një person fizik ose një kompani shkakon dëme në rrjet gjatë gërmimit nën tokë, hapet rast në polici dhe personi ose kompania mund të ndiqet penalisht.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një person duke drejtuar kamionin me rimorkio të ngarkuar e ka këputur një kabllo rryme dhe ka rrëzuar disa shtylla druri në Junik.