Karburantet fosile ishin burimi kryesor i energjisë në BE në vitin 2021
July 04, 2022

Karburantet fosile u ritkhyen në vitin 2021 si burimi kryesor i prodhimit të rrymës në Bashkimin Evropian, tregojnë të dhënat e reja të publikuara nga Eurostat.
Ndryshe nga viti 2021, burimet e ripërtëritshme ishin burimi kryesor për prodhimin e rrymës në vitin 2020.
Prodhimi i rrymës nga disa lloje qymyri u rritë shumë për vitin 2021, ndërsa prodhimi nga linjiti u rrit për 16.2%, raporton Kosovo.Energy.
Sa u përket burimeve të ripërtëritshme të energjisë, më së shumti shënoi rritje prodhimi i rrymës nga burimet solare, apo 13%, ndërsa rënie kishin shënuar vlerat e prodhimit të rrymës nga burimet hidrike dhe era.
Eurostat ka thënë se edhe prodhimi i rrymës nga burimet bërthamore u rrit për 7% në vitin 2021, krahasuar me vlerat e prodhuara në vitin 2020, raporton Kosovo.Energy.
Burimi | Vlerat e prodhuara |
---|---|
Energjia bërthamore | 731 TWh |
Gazi natyror | 550 TWh |
Era | 386 TWh |
Hidroenergjia | 370 TWh |
Linjiti | 227TWh |
Qymyri bituminoz | 193 TWh |
Dielli | 163 TWh |
Sipas të dhënave, furnizimi në BE është rritur për 4.2%. Më së shumti rrymë gjatë vitit 2021 kanë prodhuar burimet bërthamore apo 731 teravat orë, pasuar nga gazi natyror me 550 teravat orë, era me 386 teravat orë, hidrocentralet me 370 teravat orë, linjiti me 227 teravat orë, qymyri bituminoz me 193 teravat orë dhe burimet solare me 163 teravat orë.
E krahas rritjes së prodhimit të rrymës nga burimet fosile, në BE në vitin 2021 u rritën edhe emetimet e dioksidit të karbonit për 6.3%, thonë të dhënat nga Eurostat, raporton Kosovo.Energy.