Inspektorati i Punës e rikonfirmon se procedura e shkarkimit të Njazi Thaçit ishte e kundërligjshme
August 04, 2020
Inspektorati i Punës ka refuzuar ankesën e Korporatës Energjetike të Kosovës kundër vendimit të shkallës së parë, me anë të të cilit Bordi i KEK-ut obligohej që të rikthente në pozitën e Drejtorit, Njazi Thaçin.
Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë edhe në shkallën e dytë Njazi Thaçit, duke vërtetuar vendimin e parë i cili konstatonte se shkarkimi i tij është bërë në kundërshtim me ligjin.Ankesa e KEK-ut është cilësuar si e pa bazuar.
Ndryshe, për rikthimin e Thaçit në krye të KEK-ut punëtorët kanë organizuar edhe protesta.