Search

Diskutim Publik -Amandamentimi i “Rregulla dhe Metodologjia për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Termike”

03 Qershor, 2020


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në diskutim Publik amandamentimin e “Rregulla dhe Metodologjia për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Termike”

Qëllimi i kësaj rregulle është që të përcaktojë parimet, procedurat dhe metodologjitë për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Energjisë Termike.

Me anë të këtij dokumenti sigurohet që operatorët që veprojnë në sektorin e energjisë të paraqesin sipas afatit kohor të paraparë planet e tyre të prodhimit, konsumit dhe humbjeve, për të mundësuar operimin sa më efikas të sistemeve përkatëse të energjisë. Këto informata janë të domosdoshme në mënyrë që operatorët të planifikojnë orarin e tyre të investimeve kapitale, revizioneve dhe planin e riparimeve dhe të mirëmbajtjes, si dhe planifikimet e importit dhe eksportit nga operatorët përkatës.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre t’i dërgojnë me shkrim deri me 3 qeshor 2020 në adresën elektronike të ZRRE: [email protected].

Rregulla dhe metodologjia për pergatitjen e bilanceve të energjisë elektrike dhe termike

Link: https://www.ero-ks.org/zrre/sq/diskutim-publik-amandamentimi-i-rregulla-dhe-metodologjia-pergatitjen-e-bilanceve-te-energjise