Search

India dhe SHBA-të kanë rënë dakord të riorganizojnë bashkëpunimin energjetik

30 Mars, 2021


India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që të riorganizojnë partnershipin e tyre strategjik energjetik.

Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria Indiane këtë të hënë, riorganizimi paraqet angazhime të reja për t’u përqendruar në një bashkëpunim për sektor të pastër të energjisë si biokarburantet dhe prodhimin e hidrogjenit.

Tutje, të dy shtetet do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të shfrytëzuar teknologjinë e avansuar të SHBA dhe tregun e energjisë në rritje të shpejt të Indisë, ishte thënë në deklarat.

Deklarata ishte lëshuar në një takim virtual në mes të Ministrit të naftës Indian, Dharmendra Pradhan dhe Sekretari i Energjisë së SHBA, Jennifer Granholm.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parakaluar Arabinë Saudite si furnizuesi i dytë më i madh i Indisë pas Irakut muajin që lëmë pas.

 

 

Administrata e Presidentit Biden intensifikon përpjeket për energji nga era

Lexo më shumë