Search

Ibrahimi për fondin rreth 200 milion të MCC: Është humbur, ky fond është humbur

12 Janar, 2022


Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ilir Ibrahimi, diskutoi për vendimin e qeverisë aktuale për refuzimin e projektit të financuar nga MCC për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë.

Ibrahimi ka thënë se fondi prej afro 200 milionë dollarësh i ofruar nga MCC për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë, ku pjesa më e madhe kishte për synim projektin e gazit, ka humbur, duke e cilësuar atë si “projekt i vdekur”.

Sipas Ibrahimit, MCC-ja nuk ka bërë shumë përpjekje në adresimin e kësaj çështjeje pasi ka qenë në kohë të njejtë me zgjedhjet lokale në Kosovë.

Këto komente, Ibrahimi i bëri gjatë emisionit Direkt në kuadër të ATV.

“Kosova që është bërë, është gatuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mos tërheq investime Amerikane ende pse e kemi një politikë që mendon vetëm në gëzhojen e vet”, tha Ibrahimi.

“Le të ma justifikoj dikush kur Kongresi Amerikan i alokon dhe i miraton 200 milion euro për këtë projekt, dhe kemi një klas politike e cila refuzon një gjë të tillë”, tha ai.

“Është humbur, ky fond është humbur. MCC nuk ka dalur të flasë vetëm pse nuk ka dashur të përzihet në kohen e zgjedhjeve”, theksoi Ibrahimi.

“Mirëpo, nëse flet jo zyrtarisht në takime të ndryshme, ky projekt është i vdekur, dhe është i vdekur nga vendime të cilat i ka marr qeverija e Kosovës. Vendime shumë të gabura për mendimin tim”, tha ai.

Ibrahimi për rialokimin e fondit të siguruar nga MCC: Janë prezantuar disa projekte të cilat janë më të vogla, mirëpo ato nuk arrijnë buxhetin e 200 milionëve

Ministri i Ekonomisë, Artane Rizvnaolli, në paraqitje të shumta dhe të ndryshme në media dhe komunikata për media ka shpjeguar se fondi afër 200 milionë i MCC-së nuk ka humbur, por është rialokuar për financimin e projekteve të tjera të energjisë – kryesisht për financimin e një qasjeje më të gjelbër.

Megjithatë, sipas analistit politik Ibrahimi, projektet që do të përfitojnë nga fondet e MCC-së janë në përmasa shumë më të vogla se projekti i gazit, kështu që buxheti do të ketë një tkurrje të ngjashme.

“Jo, nuk besoj. Janë prezantuar disa projekte të cilat janë më të vogla, mirëpo ato nuk arrijnë buxhetin e 200 milionëve, do të jenë një buxhet shumë më i vogël për mos ta tërhequr MCC’në fare nga Kosova”, sqaroi Ibrahimi.

“Mirëpo, ky projekt, i cili nuk është projekt vetëm i energjisë, nuk mund të analizosh këtë projekt vetëm nga aspekti puro i energjisë, duhet ta analizosh edhe nga aspekti gjeo-politik”, tha ai.

Gjithashtu, Ibrahimi foli edhe për rolin e ambasadave në vendet e huaja.

Ai shpjegoi se një nga detyrat më të rëndësishme të një ambasade është të promovojë, ndihmojë dhe mbrojë investimet e vendit që ai përfaqëson në atë vend të caktuar ku shërben.

Ai ka kujtuar rastin ContourGlobal, për të cilin ambasada amerikane dhe qeveria amerikane kanë treguar mbështetje të fuqishme, por përkrahja nuk është marrë reciprokisht nga partitë politike të asaj kohe në Kosovë, duke kulmuar me dështimin e projektit.

“Një nga punët më të rëndësishme të cdo ambasade në cdo vend është të promovoj dhe të ndihmojë dhe të ruaj investimet e vendit të vet në atë vend”, tha Ibrahimi.

“Kishim ContourGlobal që kishte përkrahjen e fuqishme të ambasadës Amerikane dhe të qeverisë Amerikane”, tha ai.

“Ndërkohë që kishim politikanë dhe parti politike Kosovare të cilat e kundërshtonin, dhe ai projekt dështoi”, theksoi Ibrahimi.

Analisti politik u ndal edhe në aspektin gjeopolitik dhe implikimet që ka përfaqësuar projekti i gazit për Kosovën.

Ai ka shpjeguar se Kosova, nëse do ta kishte pranuar projektin e propozuar, do të ishte nën sferën e ndikimit të SHBA-së përmes investimeve të saj strategjike.

“E kemi tani projektin e gazit, i cili gjithashtu u kundërshtua, dhe po të kishim një projekt të tillë, sepse nuk është projekti vetëm i gazsjellësit, projekti ka pasur edhe termocentralin me gaz, i cili do të kalonte shumën prej 1 miliard”, tha ai.

“Nuk është vetëm projekti për energjinë, sepse ti po futesh në sferën e influencës së Shteteve të Bashkuara përmes investimeve të tyre strategjike”, theksoi Ibrahimi.

“Nëse lexohet vec pak në cështjet e gazit, për shembull alternativa e këtij gazsjellësi është ai gazi i cili vije nga Rusia, Turqia, Bullgaria dhe kalon në Serbi, i cili tani është ndaluar nga SHBA sepse janë vënë sanksionet e ndryshme kompanive që punojnë në atë gazsjellës”, tha ai.

Rizvanolli: Marrëdhëniet me MCC-në amerikane nuk janë rrezikuar për asnjë moment

Lexo më shumë

Rizvanolli: Një gjë duhet qartësuar, vendimi ynë nuk është final për të mos ndërtuar infrastrukturën e gazit

Lexo më shumë

Rizvanolli: Mendimi se mund ta heqim brenda dhjetë viteve thëngjillin është iluzion me kushtet që i kemi

Lexo më shumë