Search

Hyrja e Arabisë Saudite në tregun e hidrogjenit ka kuptim perfekt

29 Prill, 2021


Duket se shumica e njerëzëve janë të befasuar dhe të pasigurt rreth planit të Arabisë Saudite që potencialisht mendon që të hyjë në tregun botëror prej 700 miliardë dollarësh të hidrogjenit.

Një vend që ka shfrytëzuar shumë pak burimet e ripërtërishme të energjisë, prapritmas ka vendosur që të ndërtoj një impiant në vlerë prej 5 miliardë dollar, bazuar në energji solare dhe të erës, që do të bëjë vendin ndër prodhuesit më të mëdhenj të hidrogjenit të gjelbër.

Mirëpo, pyetja që duket se po intrigon dhe po nxit dilemën rreth arsyes se pse ka vendosur një ndër vendet që bazon prodhimin energjetik dhe ekonominë në karburantet fosile të zhvendoset drejt burimeve më miqësore ndaj mjedisit, e ka shtjelluar Renewable Energy World, e që sipas të fundit është për shkak të arsyeve krejtësisht ekonomike.

Gjithçka ka të bëjë me biznesin. Përderisa që furnizimi për lëndë të papërpunuar është i lartë, nuk ka kuptim të sjellë ndryshime në këtë.

Mirëpo, aty hynë në projektim hidrogjeni i gjelbër. Industria është duke u rritur ndjeshëm, dhe ka potencialin për të zëvendësuar biznesin e lëndëve të papërpunuara, gjersa vende si Gjermania tashmë kanë thënë se do të kenë nevoj për një sasi të konsiderueshme të hidrogjenit dhe pritet që Arabia Saudite ta plotësoj atë.

Për të evituar humbjet potenciale nga zhvendosja globale drejt burimeve të ripëtërishme, Arabia Saudite ndryshon modelin e eksportit të energjisë, të shquar për të, në hidrogjen të gjelbër

Vendi në perëndim të kontinentit Aziatik ka kuptuar se është mirë të bëhet një fillim i hershëm në këtë rrugëtim duke u bërë një konkurrent i respektueshëm, duke marrë kontroll të ofrimit që nga fillimi.

Vendet e njohura për burimet e “pafunda” të burimeve fosile djegëse, sipas projeksioneve qëndrojn për të humbur potuhajse 13 trilion dollar deri në 2040 përshkak të objektivave që synojn të adresojn ndryshimin klimatik, gjersa pritet se Arabia Saudite do të jetë një ndër vendet më të ndikuara.

Kështu, vendi ka kuptuar se mënyra më e mirë për të evituar këto humbje është që të ndryshohet burimi energjetik për të mbuluar kostot.

Në këtë mënyrë, vendimi i tyre ka kuptim perfekt. Dështimi do të rrezikonte vet mbijetesën e tyre, shkruan Renewable Energy World. Dhe kjo sipas tyre është sepse përqëndrimi kryesor do të jetë në eksportimin e hidrogjenit në vend se të përfshihet në rrjetin e tyre kombëtar, pra e bënë këtë vendim pothuajse të pagabueshëm.

Thënë thjesht, vendi është mbështetur në eksportimin e energjisë dhe në këtë mënyrë vendi ka vendosur që vetëm të ndryshoj burimin energjetik mbi të cilën po bazon modelin e tyre të tregtimit.

Arabia Saudite shpalosë programin kundër ndryshimeve klimatike

Lexo më shumë

Shënohet rekord i ri: Vetëm 10 dollarë për një megavat orë të energjisë solare

Lexo më shumë