Search

Arabia Saudite shpalosë programin kundër ndryshimeve klimatike

29 Mars, 2021


Arabia Saudite, ndër eksportueset më të mëdha të naftës, ka bërë shpalosjen e kampanjës gjithpërfshirëse për të luftuar ndryshimet klimatike dhe emetimet e karbonit, duke përfshirë edhe një plan për të përshpejtuar përpjekjet për energji të ripërtëritshme dhe mbjelljen e miliarda drunjëve në dekadat në vijim.

Iniciativa e Gjelbër Saudite synon të ulë emetimet përmes prodhimit të gjysmës së energjisë elektrike në Arabinë Saudite nga burimet e ripëtëritshme deri në vitin 2030, ka thënë Prince Mohammed bin Salman.

Në kuadër të aktiviteteve është paraparë edhe mbjellja e 10 miliard drunjëve në dekadat në vijim, është thënë në deklaratën zyrtare të publikuar.

Iniciativa synon bashkëpunim rajonal në programin më të madh për ri-pyllëzim në botë

Riyhadh, kryeqyteti i Arabisë Sauditë, gjithashtu planifikon të filloj bashkëpunimin me shtetet tjera arabe në kuadër të kornizës ‘Iniciativa e Gjelbër e Lindjes së Mesme’ për të mbjellur edhe 40 miliardë drunj shtesë. Ky program vlerësohet si një ndër programet më të mëdha të ripyllëzimit në botë, ka thënë princi Mohammed.

‘Mbretëria, rajoni dhe bota duhet të mendojnë përtej dhe të përshpejtojnë përpjekjet në betejën kundër ndryshimeve klimatike’, ka thënë princi Mohammed.

Mirëpo, Mohammed në deklaratën e tij ka dështuar të elaborojë atë se si plani do të ekzekutohej në një hapësirë shkretëtire me resurset jashtëzakonisht të limituara të burimeve të ripërtërishme, e në veçanti të ujit.

Arabia Saudite në iniciativën e re synon të pavarësojë ekonominë që kryesisht mbështetet në naftë dhe gaz

Arabia Saudite aktualisht tërheqë naftë dhe gaz natyror për të përmbushur kërkesën gjinjë e në rritje. Ajo përdor sasi të mëdha të naftës edhe për të bërë de-kripëzimin e ujit.

Mohammed ka thënë se iniciativa e re është pjesë e vizionit për vitin 2030 që ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë.

Ai tha se Arabia Saudite dhe rajoni përballen me ‘sfida të rëndësishme klimatike’, duke përfshirë edhe rreziqet e menjëhershme ekonomike nga procesi i shkretëtirëzimit.

Rajoni humb diku rreth 13 miliardë dollar amerikan çdo vit për shkak të stuhive të rërës, ndërsa ndotja nga gazrat serrë ka ulur jetëgjatësinë mesatare në Arabi Saudite për afër 1.5 vjet, ka sqaruar Mohammed.

Gjigantët e energjisë në vend dyshohet se manipulojnë raportet për ndotjen e shkaktuar: ndotjet e kompanive arrijnë shifrat sa e tërë Portugalia

Ndryshe, ka kohë që gjigantët energjetik në Arabinë Saudite sikurse Saudi Aramco, po përballet me kritika dhe kontrolle të shumta nga investitorët për shkak të emetimeve.

Në janar të këtij viti, Bloomberg kishte raportuar se kompania nuk ka përfshirë emetimet e gjeneruara nga rafineritë dhe impiantet petrokimike në raportet e përgjithshme të karbonit për investitorët.

Nëse këto të dhëna do të përfshiheshin, emetimet e raportuara të karbonit mund të dyfishoheshin, duke shtuar afërr 55 milion ton dioksid karboni, që në krahasim përbën emetimet totale të një vendi si Portugalia.