Search

Shënohet rekord i ri: Vetëm 10 dollarë për një megavat orë të energjisë solare

14 Prill, 2021


Arabia Saudite është duke synuar cmime shumë të ulëta të energjisë solare. Për njërin nga shtatë projektet e fundit të mëdha solare, Arabia Saudite ka kontraktuar blerjen e energjisë solare për vetëm 10 dollarë amerikan për megavat orë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite, Abdulaziz Bin Salman, gjatë inaugurimit të parkut solar Sakaka me kapacitet prej 300 megavatësh në Al-Jouf, njëherit edhe projekti i parë i energjisë së ripërtëritshme në mbretëri.

Në të njejtin eveniment, Abdulaziz ka thënë se janë nënshkruar marrëveshjet për blerjen e energjisë për shtatë projekte tjera të energjisë së ripërtëritshme ndërmjet Kompanisë Saudite për Blerje të Energjisë dhe pesë konsorciume investitorësh, të përbëra nga 12 kompani saudite dhe ndërkombëtare.

Spanja arrinë cmimin më të lirë të energjisë nga era, vetëm 20 euro për një megavat

Lexo më shumë

Projektet e reja të vendosura në Al Madinah, Sudair, Qurayyat, Shuaibah, Jeddah, Rabuggh dhe Rafha do të rrisin kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme në mbretëri në 3,670 megavat, bashkë me projektin në Sakaka dhe projektin tjetër të erës Doumat Al Jandal me kapacitet prej 400 megavatësh.

Njëri nga projektet solare me kapacitet prej 600 megavatësh në Shuaibah që po zhvillohet nga konsorciumi i përbërë nga ACËA Poëer, Gulf Investment dhe Al Babtain Contracting, ka sjellë cmime rekorde të ulëta të blerjes së energjisë elektrike për vetëm 10 dollarë amerikan për megavat, ka konfirmuar Abdulaziz.

Rekordi i ri i shënuar tejkalon rekordin paraprak prej 11.14 eurosh për megavat orë të prodhuar nga burimet solare, të shënuar në Portugali në gusht të vitit të kaluar.

Përfundon ankandi për parkun Solar të Spitallës në Shqipëri, çmimi 29.89 euro për megavat

Lexo më shumë

‘Disa nga projektet kanë arritur rekorde të reja, ne kemi shënuar cmimin më të lirë të energjisë elektrike të prodhuar nga burimet solare në botë’, tha me plot mburrje Abdulaziz.

Sipas tij, përfundimi i projekteve do të ndihmojë mbretërinë të plotësojë nevojat energjetike të vendit, të promovojë sigurinë energjetike dhe do të shndërrojë Arabinë Saudite në eksportuese të energjisë elektrike.