Search

Greqi: PPC Renewables është duke përgatitur një impiant solar 500MW për të zëvendësuar qymyrin

14 Shtator, 2021


Kryeshefi ekzekutiv i PPC Renewables, Konstantinos Mavros, tha se kompania do të shpallë një projekt prej 500 MW të energjisë solare brenda gjashtë muajve. Vendi apo hapësira e instalimit të projektit duket se do të jetë në Ptolemaida, që përbënë një nga qendrat e qymyrit të Greqisë në veri.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës.com, ku është raportuar se filiali i energjisë së gjelbër i Public Poëer Co. (PPC) të Greqisë ka një nga projektet më të mëdhenj të energjisë solare në Evropë të gatshëm.

Konstantinos Mavros tha se termocentrali solar në Ptolemaida në rajonin e Maqedonisë Perëndimore do të ketë një kapacitet prej 500 MW dhe tre nënstacione.

Hapësira aktualisht është shtëpia e një nga minierave dhe termocentraleve më të mëdha të thëngjillit në vend. Mirëpo, Greqia ka një plan ambicioz për të larguar tërësisht qymyrin deri në vitin 2025.

Ptolemaida qyteti i termocentralit të fundit grek me qymyr

Termocentrali i fundit i qymyrit i Greqisë, Ptolemaida 5, është nën ndërtim. Mirëpo, PPC ka plan që të shëndrroj këtë termocentral në impiant të gjenerimit të energjisë me gaz në katër vitet e ardhshme, duke shënuar kështu fundin e përdorimit të linjitit në këtë vend.

Sidoqoftë, ngritjet e fundit të cmimeve të energjisë përgjatë gjithë Evropës nxiten rekomandimet që termocentralet e qymyrit në Greqi duhet të mbahen aktive apo të paktën në rezervë deri sa kapaciteti mudn të zëvendësohet me projekte të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Analistët ia atribuojnë këtë rritje nxehtësisë pothuajse ekstreme, mungesës së gazit, erërave të dobëta dhe kostove të larta për emetimet e dioksidit të karbonit.

Greqia përcakton vitin 2025 si afatin e fundit për largim të qymyrit

Lexo më shumë

Greqia do të krijojë një kompani për transformimin dhe ripërdorimin e tokave të braktisura të qymyrit

Lexo më shumë

Greqia do të zgjasë ankandet për BRE deri në 2025

Lexo më shumë