Search

Furnizimi me gaz në palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë arrinë çmimin më të ulët

27 Prill, 2021


Sipas vlerësimit preliminar të Agjencisë për Bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë (ACER) dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë të publikuar sot, çmimi mesatar i burimit të furnizimit me gaz ka rënë për më shumë se 4 euro për megavat orë në vitin 2020 në pothuajse të gjitha vendet e hulumtuara.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka thënë se rënia e çmimit dëshmon për përfitimet që sjellë integrimi rajonal i rrjeteve energjetike.

Sipas vlerësimit, Ukraina që kishte bërë progres në reformimin e tregut të gazit është duke i gëzuar benefitet përmes çmimeve të ngjashme me ato të BE-së.

Për shkak të konkurrueshmërisë së kufizuar dhe mungesës së liberalizimit të tregjeve, cmimet e gazit ishin më të larta tek palët kontraktuese krahasuar me ato në BE.

Vlerëzimi i detajuar i tregjeve të shitjes së gazit me shumicë, duke përfshirë edhe raportin e parë për kontributin e sektorit të gazit në agjendën e dekarbonizimit, do të publikohen në korrik 2021, ka thënë Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.